TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Izraeli kryen sulme të mëdha ajrore në Liban

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Izraeli kryen sulme të mëdha ajrore në Liban

Ushtria izraelite e ka kryer një valë të gjerë sulmesh ajrore kundër Hezbollahut të hënën, duke bombarduar objektivat e grupit militant në jug të Libanit, në lindje të luginës Beka dhe në rajonin verior në kufi me Sirinë.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e një inkursioni tokësor në Liban, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha se “ne do të bëjmë çfarëdo që është e nevojshme” për t’i kthyer në shtëpitë e veta banorët e shpërngulur nga veriu i Izraelit.

Hagari u bëri thirrje banorëve të jugut të Libanit të largohen nga vendet ku është i vendosur Hezbollahu – grupit militant i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Sttëpi të dëmtuara në Kiryat Bialik, në Haifa të Izraelit, pas një sulmi të raportuar nga Hezbollahu i Libanit, më 22 shtator 2024.

Ai tha se Hezbollahu, i cili mbështetet nga Irani, ndër vite ka fshehur armë, përfshirë raketa lundruese, nëpër shtëpi dhe ndërtesa në jug të Libanit, prandaj u bëri thirrje banorëve të largohen nga ato pjesë.

Hagari e paraqiti para mediave një video për të cilën tha se shfaqte pjesëtarët e Hezbollahut duke tentuar të shkrepnin raketa lundruese nga një shtëpi banimi në Liban, dhe si pasojë një sulm izraelit ndaj saj para se raketa të hidhej.

“Hezbollahu po ju rrezikon. Po ju rrezikon juve dhe familjet e juaja”, tha Hagari.

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan fuqishëm qyteza përgjatë kufirit jugor të Libanit, dhe madje edhe më thellë në veri të vendit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Hezbollahu dhe Izraeli këmbyer zjarr në mënyrë intensive të dielën, pasi grupi militant libanez hodhi qindra raketa thellë brenda territorit izraelit duke iu përgjigjur bombardimeve izraelite.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se bombardimet do të vazhdojnë derisa të garantohet siguria për kthimin e të shpërngulurve nga pjesa izraelite e kufirit.

Hezbollahu është përballur me trysni të madhe në javët e fundit, pasi javë e kaluar mijëra pajisje komunikimi – pejxherë dhe radiolidhje – të përdorura nga pjesëtarët e saj shpërthyen.

Për shpërthimin e këtyre pajisjeve Hezbollahu e ka fajësuar Izraelin, i cili as nuk e ka pranuar e as mohuar përgjegjësinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Serbia glorifikon Mladiqin

Serbia glorifikon Mladiqin

BE-ja e ashpërsoi qëndrimin ndaj Serbisë për varrimin e Mladiqin

BE-ja e ashpërsoi qëndrimin ndaj Serbisë për varrimin e Mladiqin

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut

Arrestohet gjakovari, ushtroi dhunë psikologjike ndaj familjes duke u kërkuar para

Një person në Rahovec sulmon zyrtarët policorë

Vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan, dy persona arrestohen nga Policia 

Auto Draft

Policia e Kosovës dërgon në mbajtje kosovari që tentoi t’i kontrabandonte 11 emigrantë

Tragjedi: Tifozi i Fenerbahçes vdes gjatë derbit me Beshiktashin

Tragjedi: Tifozi i Fenerbahçes vdes gjatë derbit me Beshiktashin

Edhe sot, kampionët nuk lejohen të qarkullojnë në autoudhë

Sot nuk do të ketë kufizime për qarkullimin e automjeteve mbi 20 tonë

Ky është parashikimi i motit për sot

Moti për ditën e sotme

Policia e Kosovë sot mbush 27 vjet nga themelimi i saj

Policia e Kosovë sot mbush 27 vjet nga themelimi i saj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën