TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ministria kritikohet për vonesa në furnizim me çizme për ushtarët

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
0
A A
Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin Fushor ‘’Fortuna 11”

Në prag të stinës së dimrit, pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, pritet të furnizohen me çizme ushtarake. Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes në emisionin “Infonata” në tëvë1. Këto lloje të furnizimeve me pajisje të punës, vazhdimisht përcillen me vonesa në procedura tenderuese, çka vlerësohet si e papranueshme.

Janë bërë të zakonshme vonesat në proceset tenderuse në institucionet e sigurisë.

Muaj të tërë merr kryerja e një furnizimi me mjete të punës së përditshme të këtyre institucioneve.

Një furnizim i rëndësishëm për pjesëtarët e FSK-së, siç janë çizmet e ushtarëve, e që pritet të ndodhë së shpejti.

“Pjesëtarët e FSK-së janë të furnizuar me uniforma, do të furnizohen së shpejti edhe me çizme. Uniformat që janë blerë disa ditë më parë janë  të standardit. Pjesëtarët mund të kenë pas uniforma edhe nga e kaluara që i kanë përdorë dhe që mund të jenë shlyer kur kanë pas aktivitete. Tani ka sasi të mjaftueshme të uniformës në depot e FSK-së”, tha ministri Maqedonci për Tëvë 1.

Për njësinë e kërkim shpëtimit në kuadër të FSK-së, së fundi është nënshkruar tenderi për pajisjet, shifra e të cilave shkon afro 300 mijë euro.

Mirëpo, vlerësohet se është e rëndësishme që të gjitha proceset tenderuese në kuadër të kësaj ministrie të trajtohen me seriozitet.

“Kjo me të vërtetë është një sinjal jo i mirë sa i përket angazhimit serioz që duhet ta kenë institucionet relevante në çështjet e furnizimit me pajisje ushtarake e veshmbathje, e në rastin konkret me çizme ushtarake. Forca e Sigurisë së Kosovës është një institucion i cili duhet të merret shumë seriozisht dhe se të gjitha procedurat e saj duhet të fillojnë në kohë reale”, tha Elezi.

Në muajin mars të këtij viti ishte nënshkruar një kontratë për furnizim me çizme ushtarake, vlera e të cilave ishte gati 2 milionë euro.

Tags: çizmetFSKfurnizimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përfiton mbi 10 milionë dollarë nga Pandemic Fund

Ministria e Shëndetësisë përfiton mbi 10 milionë dollarë nga Pandemic Fund

Beograd: Një shtetas i Kosovës dënohet në mungesë me 15 vjet burgim

Beograd: Një shtetas i Kosovës dënohet në mungesë me 15 vjet burgim

MINT-i dhe STIKK-u bashkërendojnë hapat për avancimin e industrisë së teknologjisë

MINT-i dhe STIKK-u bashkërendojnë hapat për avancimin e industrisë së teknologjisë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Sindikata e Policisë kërkon rikthimin në detyrë 6 zyrtarëve të suspenduar në Gjakovë

Ministria e Shëndetësisë përfiton mbi 10 milionë dollarë nga Pandemic Fund

Ministria e Shëndetësisë përfiton mbi 10 milionë dollarë nga Pandemic Fund

Beograd: Një shtetas i Kosovës dënohet në mungesë me 15 vjet burgim

Beograd: Një shtetas i Kosovës dënohet në mungesë me 15 vjet burgim

Hendboll, Të gjitha ndeshjet të shtunën, vëmendja në Ferizaj

Hendboll, Të gjitha ndeshjet të shtunën, vëmendja në Ferizaj

“Pozicionet janë kalimtare”, Spiropali reagon pasi u shkarkua nga pozita e ministres së Jashtme

“Pozicionet janë kalimtare”, Spiropali reagon pasi u shkarkua nga pozita e ministres së Jashtme

MINT-i dhe STIKK-u bashkërendojnë hapat për avancimin e industrisë së teknologjisë

MINT-i dhe STIKK-u bashkërendojnë hapat për avancimin e industrisë së teknologjisë

Shkarkimi i Amorim mund t’i kushtojë miliona euro “Djajve të kuq”

Shkarkimi i Amorim mund t’i kushtojë miliona euro “Djajve të kuq”

Toni Kuka kërkon përgjegjësi për rezultatet dhe transparencë

Toni Kuka kërkon përgjegjësi për rezultatet dhe transparencë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën