TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Delegacioni i Kuvendit po merr pjesë në Konferencën e AP të NATO-s, në Varshavë

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Delegacioni i Kuvendit po merr pjesë në Konferencën e AP të NATO-s, në Varshavë

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Driton Hyseni dhe nga Xhavit Haliti si anëtar, po merr pjesë në konferencën e rradhës të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Varshavë të Polonisë.

Në njoftim thuhet, se në këtë konferencë, janë duke prezantuar udhëheqësit dhe deputetët nga Asambleja, ekspertët dhe njohësit e fushës së sigurisë si dhe eprorët e lartë të shtetit nikoqir polak.

“Së voni, Kosova ka krijuar Misionin e saj të parë diplomatik në Poloni. Delegacioni po realizon takime dhe bashkëbisedime me pjesëmarrësit e tjerë, duke përçuar orientimin e Kosovës për luftën dhe agresionin rus në Ukrainë si dhe për çështjet e tjera që preokupojnë aleancën”, theksohet në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se kryesuesi i delegacionit, Driton Hyseni, gjatë diskutimit ka paraqitur ndihmën që Kosova ka ofruar për Ukrainën duke qenë nga ditët e para të agresionit krah aleatëve në NATO.

Sipas njoftimit, delegacionet nga vendet anëtare dhe vendet partnere të NATO-s për dy ditë do të jenë të fokusuar në temat si: Parandalimi dhe mbrojtja e NATO-s, pas samitit të Uashingtonit, përforcimet në krahun lindor, mbështetja për Ukrainën deri në fitoren e saj, e ardhmja e sigurisë e Evropës, Bjellorusia dhe rajoni i detit Baltik, ballafaqimi me autokracitë si dhe forcimi i qëndrueshmërisë demokratike.

Ndërsa, të martën, delegacionet do të vizitojnë fabrikën e armatimeve Lucznik-Radom.

“Vlen të theksohet se kjo është ngjarja e parë në të cilën delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë me statusin e anëtarit të asociuar. Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po shoqërohet nga Ambasadori i Kosovës në Poloni, Drilon S. Gashi dhe këshilltari diplomatik në Varshavë, Visar Rrecaj”, thuhet në njoftimin e Kuvendit në Facebook.

Tags: delegacionkonferenceKuvendi i KosovesNATO
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Albulena Haxhiu komandante supreme e FSK-së – Vjosa Osmanit nga 4 prilli i skadon mandati

27 vjet nga masakra e Belegut- familjarët kërkojnë një varr për më të dashurit e tyre

27 vjet nga masakra e Belegut- familjarët kërkojnë një varr për më të dashurit e tyre

“Pashë tmerr me sy”- rrëfim se si ndodhi helmimi i nxënësve në Podujevë në vitin 1990

Skandali i ekspozitës për masakrat, protestë të hënën-organizatorët kërkojnë falje

Tronditen dokumentuesit -ekspozita që “masakroi” masakrat

OVL – UÇK: Paralajmërimet nga Haga, alarm për shtetin

Skandali i ekspozitës për masakrat, protestë të hënën-organizatorët kërkojnë falje

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Aksident në Mitrovicë, lëndohen gjashtë persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën