TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Së shpejti nis renovimi i Muzeut Kombëtar të Kosovës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A

Dyert e Muzeut Kombëtar të Kosovës do të jenë të mbyllura për rreth një vit për vizitorët për shkak të renovimeve që do të fillojnë së shpejti, ndërkohë që aktivitetet dhe komunikimi me vizitorët do të vazhdojë në forma alternative.

Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Vjollca Aliu në tregon se renovimet, të cilat përfshijnë depo, laboratorë, sallat ekspozuese, zyrat e punës dhe hapësira e oborrit, do të fillojnë në një të ardhme të afërt dhe kapin koston prej rreth 3 milionë eurosh.

“Tanimë, të gjitha procedurat kanë përfunduar, nënkupton nënshkrimin e kontratës për caktimin e organeve mbikëqyrëse menaxherëve të kontratës dhe udhëheqësve të drejtpërdrejt dhe pritet shumë shpejtë të fillojë renovimi i ndërtesës së muzeut. Ndërtesa i nënshtrohet në tërësi renovimit dhe kjo nënkupton prej hapësirave të depove, laboratorëve, sallave ekspozuese dhe normalisht hapësirave të punës, zyrave ku qëndron stafi profesional dhe hapësira e oborrit…  Secila pjesë e institucionit të muzeut e ka rëndësinë dhe peshën e vet. Nëse flasim për hapësirat e depove dhe laboratorëve mendoj që është esenciale për faktin që aty trajtohen dhe aty bëhet kujdesi ndaj fondit muzeor, tepër e rëndësishme…Kostoja, kontrata e nënshkruar është afërsisht tre milionë, është publike. Kurse sa i përket kohëzgjatjes është 10 muaj për fillim dhe përfundim të punimeve”, tha Aliu.

Megjithëse muzeu do të jetë i pa qasshëm për vizitorët gjatë rinovimit, Aliu thotë se janë duke shqyrtuar mundësitë për të mbajtur komunikimin me të interesuarit.

“Ne jemi duke e shqyrtuar mundësinë për të parë se cila do të jetë mënyra dhe forma e komunikimit me publikun, në momentin që institucioni i muzeut do të mbyllet dhe nuk do të jetë i qasshëm për vizitorët. Cilat do të jenë ato aktivitete tash nuk mund të them diçka, sepse ende nuk janë finalizuar dhe kërkojnë një procedurë të shqyrtimit dhe miratimit me këshillin drejtues të muzeut dhe me Ministrinë e Kulturës. Besoj që do të ketë diçka”, tha Aliu.

Aliu ka theksuar nevojën për rritjen e numrit të stafit në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

“Mendoj se institucioni i muzeut ka nevojë për staf. Kjo është adresuar edhe në rregulloren që muzeu e ka përmbyllur dhe e ka dorëzuar në ministri sa i përket organizmit të brendshëm dhe sistematizimit të vendeve të punës. Është një numër i punëtorëve profesional, tekniku po ashtu edhe staf mbështetës që arrin në shifrën 100 punëtorë. Ndoshta mund të duket shumë, por në anën tjetër nuk mund të them që ky numër i punëtorëve duhet të plotësohen tani. Mendoj që në një periudhë tre deri në pesë vjet në një planifikim afatmesëm, ky numër duhet të plotësohet”, tha Aliu.

Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Kosovës thotë se ka pasur rritje të numrit të vizitorëve në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

“Ka pasur rritje këtë vit në krahasim me periudhën dhe vitin e kaluar në tërësi. Ka pasur ndryshime edhe sa i përket vizitorëve. Vitin e kaluar kemi pasur një numër të jashtëzakonshëm të diasporës. Këtë vit, po ashtu, ka pasur vizitorë edhe nga diaspora, por shquhet për turistë ndërkombëtarë. Sa i përket vizitorëve, nëse flasim për periudhën janar-qershor, flasim për një numër afër 8 mijë vizitorë. Kemi pasur një mbyllje të përkohshme për të rikujtuar defektin që kemi pasur në sistemin e alarmit në sallat ekspozuese. Ajo mbyllje duket se ka rezultuar me një numër cilësor në kuptimin e statistikave. Muaji korrik dhe gusht, çdo ditë, përjashto të hënën, numri i vizitorëve ka qenë mbi 100 vizitorë gjatë ditës”, tha ai/kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prilli shpallet muaj i regjistrimit falas për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

Prilli shpallet muaj i regjistrimit falas për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

Peci: Kurrë nuk bëjmë bashkëpunim për numra, por për parime

Mitrovica ndan nga 50 euro për fëmijët me autizëm

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me shtatë migrantë në kamion

Arrestohen dy të mitur për tentim vrasje në Drenas

Arrestohet një person për sulm seksual ndaj një gruaje në Vushtrri

Prilli shpallet muaj i regjistrimit falas për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

Prilli shpallet muaj i regjistrimit falas për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

Peci: Kurrë nuk bëjmë bashkëpunim për numra, por për parime

Mitrovica ndan nga 50 euro për fëmijët me autizëm

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me shtatë migrantë në kamion

Arrestohen dy të mitur për tentim vrasje në Drenas

Arrestohet një person për sulm seksual ndaj një gruaje në Vushtrri

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës

Për herë të parë në Shqipëri, kompensim për dëmet në shëndet nga ajri i ndotur

Sot 27-vite nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

Sot 27-vite nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën