TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lansohet thirrja për mbështetje për investim në pajisje efiçiente për ngrohje

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Lansohet thirrja për mbështetje për investim në pajisje efiçiente për ngrohje

Në kuadër të pakos emergjente për energji dhe e mbështetur nga Komisioni Evropian, Ministria e Ekonomisë të enjten ka lansuar të enjten thirrjen publike për mbështetje për konsumatorët familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje.

Të gjithë ata qytetarë të cilët blejnë klimë efiçiente, kalda me biomasë, pompë termike si dhe stufë individuale me biomasë do të subvencionohen nga fondet që janë siguruar nga Bashkimi Evropian.

Për kalda me biomasë vlera e subvencionit do të jetë 70%, apo deri në 1,200 euro, për klimë do të jetë 40% e vlerës apo deri në 400 euro, për pompë termike deri në 2 mijë euro ndërsa për stufë individuale me biomasë deri në 435 euro, raporton RTK.

Në ceremoninë e lansimit kanë marr pjesë kryeministri Albin Kurti e ministrja e ekonomisë Artane Rizvanolli, të cilët kanë bashkëbiseduar me qytetarë për këtë masë.

Kryeministri i Kosovës tha se përmes këtyre masave, do të ulet shpenzimi i energjisë.

“Teksa temperaturat kanë filluar të ulen, qytetarët do të kenë mundësi që shtëpitë e tyre t’i mbajnë të ngrohta. Ne tashmë kemi përkrahur rreth 40 mijë familje. Për këto familje kjo verë ka qenë më e freskët e dimri do të jetë më i ngrohtë”, tha ai.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se i gjithë procesi do të jetë transparent.

“Po hapim edhe një raund të masave. Është hera e 13 që po marrim masa të tilla. Me të gjitha këto masa ne kemi arritur investime rekorde në efiçiencë të energjisë”, shtoi ajo.

Qytetarët do të duhet të aplikojnë në platformën E-Kosova për subvencionim.

Kjo thirrje është ndër masat që financohen nga pakoja emergjente 75 milionëshe e Bashkimit Evropian me qëllim të zbutjes së ndikimit të krizës energjetike evropiane e të cilat zbatohen nga Ministria e Ekonomisë.

Tags: albin kurtiartane rizvanollipajisje efiçiente
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Trepça” suspendon një punonjës, dyshohet për ndërprerje të qëllimshme të ventilimit në minierë

“Trepça” jep detaje për 18 minatorët e ngujuar

Policia shpall në kërkim 22-vjeçaren nga Vushtrria për vepra që lidhen me narkotikë

Policia shpall në kërkim 22-vjeçaren nga Vushtrria për vepra që lidhen me narkotikë

Pro-rusi Aleksandar Vulin sulmon Malin e Zi për Kosovën, vazhdon retorikën destabilizuese në rajon

Pro-rusi Aleksandar Vulin sulmon Malin e Zi për Kosovën, vazhdon retorikën destabilizuese në rajon

Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 milion € investim

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Sunderlandi mbanë Xhakën, Beshiktashi monitoron situatën

Policia shpall në kërkim 22-vjeçaren nga Vushtrria për vepra që lidhen me narkotikë

Policia shpall në kërkim 22-vjeçaren nga Vushtrria për vepra që lidhen me narkotikë

Pro-rusi Aleksandar Vulin sulmon Malin e Zi për Kosovën, vazhdon retorikën destabilizuese në rajon

Pro-rusi Aleksandar Vulin sulmon Malin e Zi për Kosovën, vazhdon retorikën destabilizuese në rajon

Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 milion € investim

Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 milion € investim

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Tre persona arrestohen për kontrabandë me migrantë në dy raste të ndara

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Kurti mbledh qeverinë në detyrë, ky është rendi i ditës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën