TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

25 vite shërbim në ekipin emergjent, rrëfimi i shoferit Zymer Gashi

by Albiona Hajdari
1 vit ago
0
A A

25 vite ia ka dedikuar shërbimit në ekipin emergjent në Suharekë. E m’u para pensionit, vozitësi i autoambulancës Zymer Gashi rrëfen për përjetimet më të dhimbshme të kësaj pune. Ai poashtu thekson se paga e tij me ardhjen e qeverisë Kurti është zbritur për 180 euro.

Me shpejtësi po kthehet në Emergjencë.

E të gjithë në komunikacion po ia lirojnë rrugën.

Me të hyrë në oborrin e QMF-së në Suharekë, vozitësi Zymer Gashi ngutet për të njoftuar ekipin për ndihmë.

E këtë punë e bën tash e 25 vite me përkushtim të plotë.

Ndërsa edhe një vit, vozitësi i autoambulancës del në pension.

Ndërsa nga këto dy dekada pune në ekipin emergjent, ai ka përjetuar raste shumë të rënda.

“25 vjet, punë e lodhshme, punë e dhimbshme është shumë. Kemi raste shumë të vështira por ato po i përballojmë krejt. Jemi bo pak njëjtë po është e vështirë se pa marrë parasysh është trupi i njerit është vështirë ta shohësh nën rrugë, nën kamion, autobus, çka s’kemi përjetu, shprehet Gashi.

Gashi tregon se vetëm brenda një nate, këtë makinë e nxori nga baza rreth dhjetë herë.

E secili prej rasteve ishte më i rëndë se tjetri.

“Shtatë herë kemi qenë në Prizren, një herë në fshatin Gjinoc, tash brenda 11 ore shtatë herë në Prizren, kemi pasë një rast gjuajtje me automatik që ka qenë në Suharekë, në Shtëpi të Pleqve kemi shku e kemi konfirmu një vdekje, gjithë natën pa u ulë hiç. Se i bijke 10 – 11 herë kerri me dalë prej bazës, është goxha e rëndë”, thotë ai.

Por ndonëse e bën gjithë këtë punë, Zymer Gashi i merr 180 euro më pak në rrogë.

Sipas tij, atij i janë hequr shtesat e ushqimit, të përvojës së punës, ndërsa u është zbritur paga edhe për punën gjatë natës.

“Po tash çka është më e keqja me qeverinë aktuale na kanë zbritë edhe rrogat, mu m’i ka zbritë, 180 euro i marr si ka ardhë Albin Kurti në qeveri, unë e marr 180 euro në muaj mangu. Shujtjen, përvojën e punës, natën e kemi pasë 18-20 euro natën e na ka bo 4 euro. Natën me punu me katër euro është turp, turp”, thotë Gashi.

Gashi thekson se është i gatshëm për t’u dalë në ndihmë qytetarëve natë e ditë, sa herë që ka nevojë.

Megjithatë ai bën thirrje që të kenë kujdes në komunikacion, ndërkaq nga qeveria kërkon zgjidhjen e problemit me paga.

Tags: rrefimishoferi i autoambulancesZymer Gashi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: Gara është e hapur për këdo që i ka plotësuar kriteret e statutit të PDK-së

Krasniqi: Gara është e hapur për këdo që i ka plotësuar kriteret e statutit të PDK-së

Hoxhaj pyetet nëse do të jetë kandidat për kryetar të PDK-së,  deklarohet shkurt

Hoxhaj pyetet nëse do të jetë kandidat për kryetar të PDK-së, deklarohet shkurt

Lushtaku shprehet kundër kthimit të Lladrovcit në PDK

Lushtaku shprehet kundër kthimit të Lladrovcit në PDK

Çitaku i vlerëson përpjekje për njollosje të UÇK-së, raportimet se Dick Marty është cak për ekzekutim

Çitaku: PDK sot po hynë në një etapë të re

Droni rus godet një cisternë turke në Ukraine, ku do të shkojë gazi natyror amerikan

Të paktën edhe 58 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite

Fluturime të dyshimta transportojnë qindra banorë të Gazës në vende të ndryshme

Çitaku i vlerëson përpjekje për njollosje të UÇK-së, raportimet se Dick Marty është cak për ekzekutim

Çitaku: PDK sot po hynë në një etapë të re

Shkatërrohen mbi 355 kilogramë narkotikë të konfiskuar

Shkatërrohen mbi 355 kilogramë narkotikë të konfiskuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën