TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bislimi dhe ambasadorja e re e Holandës flasin për integrimin evropian

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Bislimi dhe ambasadorja e re e Holandës flasin për integrimin evropian

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti sot në një takim njoftues ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Kosova dhe Holanda gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera. Zëvendëskryeministri Bislimi dhe ambasadorja Boven në takimin e tyre të parë folën për mundësitë dhe vullnetin për t’i thelluar edhe më tej ato, veçanërisht në rrafshin ekonomik dhe tregtar, por edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.

Në fokus të bisedës ishin zhvillimet e fundit në fushën e integrimit evropian, zhvillimi ekonomik dhe marrëdhëniet rajonale. Ambasadorja Boven u njoftua rreth qeverisjes së deritanishme, rezultatet në fushën e sundimit të ligjit, indikatorët ekonomikë, përparimin demokratik, si dhe për procesin e dialogut, reformat evropiane, dhe hapat e fundit para dorëzimit formal të planit të rritjes te Komisioni Evropian.

Gjatë diskutimit, u theksua rëndësia dhe nevoja për largimin e menjëhershëm të masave të BE-së ndaj Kosovës në mënyrë që vendi ynë të arrijë potencialin maksimal të agjendës evropiane, gjë që është në interes edhe të Bashkimit Evropian, përveç se Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ai shprehu mirënjohjen e tij ndaj Mbretërisë së Holandës për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, për partneritet dypalësh dhe për kontributin e Ambasadës së Holandës në fuqizimin e shoqërisë civile në vend, ndërkaq ambasadores Boven i uroi suksese në detyrën e saj të re dhe mirëseardhje në Kosovë!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat?

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat?

Maloku: Ka frymë politike në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

Maloku: Ka frymë politike në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

Gërvalla takohet me ambasadoren e Kroacisë për të thelluar bashkëpunimin në drejtësi

Gërvalla takohet me ambasadoren e Kroacisë për të thelluar bashkëpunimin në drejtësi

Nga therja me thikë pëson një grua, e nga spreji një 46 vjeçar

“Këndi i Debatit” 25.03.2026

“Këndi i Debatit” 25.03.2026

Nga therja me thikë pëson një grua, e nga spreji një 46 vjeçar

Nga therja me thikë pëson një grua, e nga spreji një 46 vjeçar

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Vizitat në qendrën e paraburgimit në Hagë për ish krerët e UÇK-së, vazhdojnë kufizimet

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

34 ditë afat për presidentin, Osmani kërkon nga deputetët që “urgjentisht ta kryejnë këtë detyrim”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën