TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ministrja e Jashtme finlandeze nesër viziton Kosovën

by teve1
1 vit ago
0
A A
Ministrja e Jashtme finlandeze nesër viziton Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, nesër do të vizitojë Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë në datat 4 dhe 5 shtator.

Sipas njoftimit të MJ të Finladës, qëllimi i vizitës do të jetë forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare me partnerët e Finlandës në Ballkanin Perëndimor.

“Ministrja e Punëve të Jashtme Elina Valtonen do të vizitojë Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën në datat 4-5 shtator. Qëllimi i vizitës është forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare me partnerët e Finlandës në Ballkanin Perëndimor. Finlanda mbështet aspiratat e vendeve të rajonit për anëtarësim në BE”, thuhet në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur, se Valtonen gjatë vizitës në këto vende të Ballkanit Perëndimor do të takohet me homologët e saj dhe me lidershipin politik të vendeve.

Në takime do të diskutohet për marrëdhëniet dypalëshe, stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, situatën në Ukrainë dhe çështjet aktuale lidhur me OSBE-në.

“Ministrja e Jashtme Valtonen gjatë vizitës së saj do të takohet me homologët e saj, ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Serbisë dhe Kosovës dhe lidershipin politik të vendeve. Ata do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, zgjerimin e BE-së, stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, situatën në Ukrainë dhe çështjet aktuale lidhur me Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE). Në Serbi, ministri do të takohet me përfaqësues të kompanive finlandeze që operojnë në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, theksohet në njoftim.

Kryediplomatja finlandeze, ka thënë se Finlanda e mbështet rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE dhe Finlanda po e thellon angazhimin e saj me rajonin.

“Finlanda mbështet fuqishëm rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE. Mirëqenia dhe stabiliteti i rajonit është shumë i rëndësishëm për të gjithë Evropën, përfshirë Finlandën. Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin me partnerët tanë më të afërt, veçanërisht duke pasur parasysh mjedisin aktual të sigurisë evropiane. BE-ja është tashmë partneri më i afërt i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Edhe Finlanda po thellon angazhimin e saj me rajonin”, ka deklaruar ministrja./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Kurti po i zvarrit proceset për ta përgatitur vendin për zgjedhje të reja në prill

Nimani: Kurti po i zvarrit proceset për ta përgatitur vendin për zgjedhje të reja në prill

Spahiu: Vjosa Osmani nuk e meriton të rizgjedhet presidente e Kosovës

Spahiu: Vjosa Osmani nuk e meriton të rizgjedhet presidente e Kosovës

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

Mbi 18% më shtrenjtë për rrymën, 19% për pemët

Gjysmë ore për Zhegrovën në fitoren e thellë të Juventusit

Gjysmë ore për Zhegrovën në fitoren e thellë të Juventusit

“Info Nata”- 12.01.2026

“Info Nata”- 12.01.2026

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

Kërçova, Ohri e Struga në rrezik nga përmbytjet nga kanalet e bllokuara

Kërçova, Ohri e Struga në rrezik nga përmbytjet nga kanalet e bllokuara

Mbi 18% më shtrenjtë për rrymën, 19% për pemët

Mbi 18% më shtrenjtë për rrymën, 19% për pemët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën