Rumania synon të fillojë me fitoren edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Por ndaj Kosovës, të premten në Prishtinë, nuk do ta ketë lehtë.
Këtë e pranon edhe mbrojtësi i Rumanisë, Andrei Ratiu. Ai është pjesë e Rayo Vallecanos dhe prej lojtarëve të rëndësishëm të Rumanisë.
“Na presin dy ndeshje të vështira. Natyrisht, e dimë nga e kaluara se si është me Kosovën, sidomos në shtëpinë e saj. Do të jetë ndeshje me shumë duele, me topa të fituar dhe mendoj se duhet të jemi grup shumë i bashkuar. Duhet të luajmë se di dimë dhe të fitojmë tri pikë atje”, ka thënë Ratiu të martën.
Pas ndeshjes me Kosovën, Rumania luan në shtëpi ndaj Lituanisë.