Për shkak të shkeljes së të dhënave personale gjatë shpërndarjes së faturave “KRU Prishtina” është gjobitur në vlerë 20 mijë euro nga Agjencia për Informim dhe Privatësi. Nga kjo Agjenci i kanë dhënë afat edhe 30 ditë që faturat të dorëzohen me zarf përndryshe vlera e dënimit do të rritet. E nga KRU “Prishtina” kanë bërë të ditur se në disa pjesë kanë filluar ta bëjnë një gjë të tillë dhe se shumë shpejtë të gjithë konsumatorët do të marrin në zarf faturat.
Faturat e rrymës e ujit vazhdojnë të shpërndahen pa u futur në zarfe.
Ani pse me ligjin për privatësi nuk lejohet një gjë e tillë, pasi që bëhet shkelja e të dhënave personale.
E të hënën, për shkak të mos sigurisë së të dhënave personale, Agjencia për Informim dhe Privatësi shqiptoi gjobë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, “Prishtina”.
“Me të marrë ankesën kemi shqyrtuar ankesën dhe kemi konstatuar se kjo kompani ka bërë shkelje të dispozitës ligjit për mbrojtjeje e të dhënave personale dhe në këtë rast ne kemi shqiptuar gjobë. Gjoba e shqiptuar është në vlerë prej 20 mijë eurosh kjo gjobë ka ardhur pas afati që këto kompani kanë pasur për përmbush kërkesat e ligjit për të dhëna personale, ky afat ka qenë katër mujor”, tha Arbian Arifaj nga AIP.
Kompanitë kanë kohë 30 ditë pas datës së shqiptimit të gjobës të furnizohen me zarf, e nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, gjobat do të rriten.
“Në vendimin e fundit që e kemi dërguar ne i kemi dhënë afat 30 ditë, pas shqiptim të gjobës që të njëjtët të zbatojnë dispozitat e ligjit, të shpërndajnë faturat në mënyre të sigurt që të mos i shkelin të dhënat personale. Pas këtij afati Agjencia e ka obligim kontroll, do të ndalim në kontroll, nëse të njëjta vazhdojnë të shpërndajnë faturat në mënyrë të njëjtë pastaj Agjencia ka mekanizma të tjerë përsëri do të dënojmë me gjobë por gjoba do të jetë me lartë”, tha ai.
Nga KRU “Prishtina” kanë bërë të ditur se veçse kanë filluar me shpërndarjen e faturave me zarfe.
“Në muajin korrik të këtij viti kemi filluar veç me dërgimin e faturave përmes zarfeve mirëpo jo të gjithë konsumatorët sepse është një sfidë për ne sepse ne nuk kemi konsumatorë pak ne i kemi rreth 176 mijë konsumatorë në 8 komuna në 8 qytete, e mira e kësaj është se ne kemi filluar dërgimin me yarfë dhe do të rritet në ditë në vijim”, tha Arjeta Mjeku nga KRU “Prishtina”.
Por nga kjo kompani nuk dhanë ndonjë datë se kur pritet që të gjithë konsumatorët të marrin faturat me zarf.
“Do të ndodhë shumë shpejtë, ne veç jemi duke bërë përgatitje jemi duke bërë blerjen e zarfet”, tha ajo.
Ditë më parë Agjencia për Inforimim dhe Privatësi ka gjobitur edhe Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) në vlerë prej 20 mijë euro për moszbatimin e masave të sigurisë në mbrojtjen e të dhënave personale gjatë shpërndarjes së faturave. /teve1.info/