TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKD: Raporti i BE-së për vitin 2026 paraqet gjendjen shqetësuese në sundimin e ligjit dhe në zbatimin e reformave

by teve1
37 minuta ago
0
A A
IKD kërkon transparencë dhe mbrojtje të rendit kushtetues nga presidentja e re

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) vlerëson se Raporti i Komisionit Evropian (KE) për Kosovën për vitin 2026 paraqet një pasqyrë shqetësuese të gjendjes së sundimit të ligjit, funksionimit të institucioneve demokratike dhe zbatimit të reformave.

Sipas IKD-së, gjetjet e raportit dëshmojnë se Kosova vazhdon të përballet me probleme të përsëritura, të cilat janë evidentuar edhe në raportet e viteve paraprake, por që nuk janë adresuar në mënyrë të qëndrueshme nga institucionet përgjegjëse.

Veçanërisht shqetësues konsiderohet vlerësimi i KE-së se Kosova nuk ka shënuar progres në funksionimin e gjyqësorit.

Ky është një përkeqësim krahasuar me tri vitet paraprake, kur progresi ishte vlerësuar si i kufizuar.

Raporti evidenton gjithashtu probleme në respektimin e të drejtave themelore dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë.

IKD vlerëson se këto probleme janë pasojë e mangësive strukturore, vonesave në reforma dhe mungesës së përgjegjësisë institucionale.

Sipas këtij instituti, kriza politike dhe institucionale që ka përcjellë Kosovën që nga zgjedhjet e shkurtit 2025 e ka rënduar edhe më tej situatën.

Bllokadat institucionale, zgjedhjet e përsëritura dhe vonesat në vendimmarrje kanë penguar zbatimin e reformave dhe kanë ndikuar negativisht në agjendën e integrimit evropian.

Drejtësia, nga progresi i kufizuar në mungesë progresi

Mungesa e progresit në funksionimin e gjyqësorit është një nga gjetjet më serioze të raportit.

Sistemi i drejtësisë vazhdon të përballet me sfida që lidhen me pavarësinë, llogaridhënien, efikasitetin dhe funksionimin institucional.

IKD veçon edhe konstatimet për ndikimet e papërshtatshme politike dhe ekonomike në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se pavarësia e gjyqësorit dhe prokurorisë është parakusht për funksionimin e shtetit të së drejtës.

Instituti vlerëson se vonesat në miratimin dhe zbatimin e reformave, përfshirë legjislacionin që buron nga procesi i reformës sipas deklaratës së përbashkët të zotimeve, kanë ndikuar në vazhdimin e problemeve të evidentuara nga KE-ja.

Luftimi i korrupsionit, ende pa rezultate të qëndrueshme

Edhe në luftimin e korrupsionit, raporti evidenton progres të kufizuar, veçanërisht në trajtimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë.

Sipas IKD-së, luftimi efektiv i kësaj dukurie kërkon institucione të pavarura, hetime profesionale, ndjekje penale efektive dhe vendime gjyqësore përfundimtare.

Instituti thekson se Kosova ende nuk ka një kornizë strategjike gjithëpërfshirëse për luftimin e korrupsionit dhe as një qasje të koordinuar për forcimin e përpjekjeve në këtë drejtim.

Kriza institucionale pengoi reformat në Kuvend dhe Qeveri

Raporti i KE-së evidenton se procesi i reformave që lidhen me integrimin evropian është penguar nga kriza e zgjatur institucionale.

Mosfunksionimi i rregullt i institucioneve dhe mungesa e stabilitetit politik kanë ndikuar në procesin legjislativ, mbikëqyrjen parlamentare dhe zbatimin e politikave publike.

IKD vlerëson se krizat e vazhdueshme politike kanë dobësuar aftësinë e Kuvendit për të ushtruar funksionet e tij, ndërsa mungesa e funksionimit të qëndrueshëm të institucioneve ekzekutive ka penguar avancimin e reformave dhe përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare.

Instituti thekson se institucionet dhe subjektet politike kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për sigurimin e funksionimit demokratik dhe vazhdimësinë e reformave.

Administrata publike dhe mediat, me probleme të vazhdueshme

Në reformën e administratës publike, KE-ja evidenton disa përparime, por sfidat strukturore mbeten të pranishme.

Profesionalizimi i shërbimit civil, rekrutimi mbi bazën e meritës dhe llogaridhënia vazhdojnë të kërkojnë angazhim institucional.

Raporti evidenton gjithashtu kritikat e shoqërisë civile për mungesë transparence dhe parregullsi në përzgjedhjen e anëtarëve të KPM-së dhe RTK-së, si dhe për vendimet dhe gjobat e KPM-së ndaj mediave, ligjshmëria e të cilave është kontestuar.

Shqetësim i veçantë mbetet mosfunksionimi i Bordit të Ankesave të KPM-së që nga nëntori i vitit 2023, ndërsa RTK vazhdon të përballet me krizë financiare dhe mungesë të një modeli të qëndrueshëm e të pavarur të financimit.

IKD vlerëson se një administratë profesionale dhe e depolitizuar është e domosdoshme për qeverisje efektive dhe zbatim të qëndrueshëm të ligjeve.

IKD kërkon përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete

Në përfundim, IKD vlerëson se Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 duhet të shërbejë si thirrje për ndryshimin e qasjes institucionale ndaj reformave.

Instituti u bën thirrje Kuvendit, Qeverisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të ndërmarrin masa konkrete për zbatimin e rekomandimeve të KE-së, duke përcaktuar përgjegjësi të qarta, afate të matshme dhe mekanizma transparentë të raportimit.

Prioritet, sipas IKD-së, duhet t’u jepet forcimit të pavarësisë dhe llogaridhënies së gjyqësorit dhe prokurorisë, luftimit të korrupsionit, funksionimit efektiv të institucioneve dhe profesionalizimit të administratës publike.

IKD thekson se Kosova nuk ka nevojë për përsëritjen e premtimeve për reforma, por për institucione funksionale, përgjegjësi politike dhe rezultate të matshme.

Sipas institutit, stagnimi në sundimin e ligjit dhe përkeqësimi i gjendjes në fusha të caktuara nuk dëmtojnë vetëm procesin e integrimit evropian, por edhe të drejtën e qytetarëve për drejtësi efektive, siguri juridike dhe qeverisje të përgjegjshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

BE e shqetësuar për vonesat në Kosovë, Plani i Rritjes me afat të kufizuar

Aleanca:Raporti i KE-së shënon pikën më të ulët në rrugëtimin tonë drejt integrimit evropian

​Tre policë lëndohen gjatë ndërhyrjes pas incidentit mes tifozëve në Gjilan

​Tre policë lëndohen gjatë ndërhyrjes pas incidentit mes tifozëve në Gjilan

Haxhiu: T’i japim një ritëm të ri reformave dhe të shënojmë përparim në fushat ku janë evidentuar ngecje

Haxhiu: T’i japim një ritëm të ri reformave dhe të shënojmë përparim në fushat ku janë evidentuar ngecje

Shiroka-Pula pranoi raportin e Komisionit Evropian, thekson përkushtimin e institucioneve për avancimin e reformave

Shiroka-Pula pranoi raportin e Komisionit Evropian, thekson përkushtimin e institucioneve për avancimin e reformave

BE e shqetësuar për vonesat në Kosovë, Plani i Rritjes me afat të kufizuar

Aleanca:Raporti i KE-së shënon pikën më të ulët në rrugëtimin tonë drejt integrimit evropian

Tragjedia në Elbasan, një viktimë, një i zhdukur dhe 10 të lënduar pas shpërthimit në një pallat banimi

Tragjedia në Elbasan, një viktimë, një i zhdukur dhe 10 të lënduar pas shpërthimit në një pallat banimi

Lideri i opozitës izraelite akuzon Netanyahun për përpjekje për grusht shteti pas humbjes në zgjedhje

Lideri i opozitës izraelite akuzon Netanyahun për përpjekje për grusht shteti pas humbjes në zgjedhje

​Tre policë lëndohen gjatë ndërhyrjes pas incidentit mes tifozëve në Gjilan

​Tre policë lëndohen gjatë ndërhyrjes pas incidentit mes tifozëve në Gjilan

IKD kërkon transparencë dhe mbrojtje të rendit kushtetues nga presidentja e re

IKD: Raporti i BE-së për vitin 2026 paraqet gjendjen shqetësuese në sundimin e ligjit dhe në zbatimin e reformave

Haxhiu: T’i japim një ritëm të ri reformave dhe të shënojmë përparim në fushat ku janë evidentuar ngecje

Haxhiu: T’i japim një ritëm të ri reformave dhe të shënojmë përparim në fushat ku janë evidentuar ngecje

Pas supermarketeve dhe bankës, sulmet kibernetike godasin edhe frigoriferët e gjakut në Francë

Pas supermarketeve dhe bankës, sulmet kibernetike godasin edhe frigoriferët e gjakut në Francë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën