TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Irani thotë se Izraeli ka “humbur fuqinë parandaluese”

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Irani thotë se Izraeli ka “humbur fuqinë parandaluese”

Izraeli raportohet se ka kryer sulme të reja ajrore ndaj Hezbollahut – grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – brenda Libanit, një ditë pasi palët këmbyen sulme me raketa e dronë. Irani tha se sulmet e Hezbollahut ndaj Izraelit tregojnë ndryshim të balancës së fuqisë.

Mediat shtetërore raportuan më 26 gusht se Izraeli ka shënjestruar fshatin kufitar të Tair Harafit dhe një zonë afër Sidonit në Liban, një ditë pas Hezbollahu gjuajti dhjetëra raketa dhe dronë kundër caqeve në Izraelin verior dhe qendror. Kjo valë sulmesh u krye pak pasi Izraeli kreu atë që i cilësoi si sulme parandaluese ndaj raketahedhësve të Hezbollahut.

Ende nuk ka raportime për viktima nga sulmet e Izraelit të kryera më 26 gusht.

Irani tha më 26 gusht se këmbimi i zjarrit – që është një prej përplasjeve më të mëdha në Lindjen e Mesme që kur nisi lufta në Gazë tetorin e vitit të kaluar – tregoi se Izraeli nuk ka humbur vetëm aftësinë e tij për të parashikuar sulme në shkallë të vogël, por po ashtu edhe fuqinë parandaluese.

“Pavarësisht mbështetjes, përfshirë të SHBA-së, Izraeli ka humbur fuqinë parandaluese dhe aftësinë për të parashikuar kohën dhe vendimin e sulmeve të kufizuara dhe precize”, shkroi në X zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani, duke iu referuar sulmit të një ditë më parë në shkallë të gjerë të kryer ndaj Izraelit nga Hizbollahu, aleati libanez i Iranit.

“Regjimi pushtues gjithmonë ka kërkuar zgjerim territorial, por tani duhet ta mbrojë veten brenda territoreve të pushtuara. Frika është mbjellë në mesin e banorëve që jetojnë në tokat e pushtuara”, shtoi Kanani.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se sulmet parandaluese penguan lëshimin e “mijëra” raketave të tjera. Hezbollahu ka pretenduar se ka gjuajtur mbi 320 raketa dhe dronë, por Izraeli ka thënë se ky numër është rreth 150.

Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, pretendoi se operacioni i grupit ishte i kalibruar, për të siguruar që të mos nxitej një konflikt i shkallës së plotë.

Duke iu adresuar Nasrallahut dhe liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se operacioni parandalues i Izraelit “ishte një hap tjetër drejt ndryshimit të situatës në veri dhe kthimit të sigurt në shtëpi të banorëve”.

Hezbollahu tha se operacioni ishte “faza e parë” e hakmarrjes së grupit për vrasjen e Fuad Shukr, që besohet se ishte numri dy më i fuqishëm i grupit. Shukr u vra gjatë një sulmi izraelit në Bejrut më 30 korrik.

Disa orë pas vrasjes së tij, në Teheran u vra shefi politik i Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Irani është zotuar se do të hakmerret për vrasjen e Ismail Haniyehut dhe e ka akuzuar Izraelin se qëndron prapa vrasjes. Izraeli nuk e ka mohuar e as marrë përgjegjësinë për vrasjen e shefit politik të Hamasit./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares

U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares

Kur zyrtarizohet euroja në Shqipëri – Plani pas anëtarësimit, zbardhen kërkesat për Bankën e Shqipërisë

Kur zyrtarizohet euroja në Shqipëri – Plani pas anëtarësimit, zbardhen kërkesat për Bankën e Shqipërisë

Tensionet jashtë Kuvendit të Shqipërisë, Policia shpërndan me ujë protestuesit

Tensionet jashtë Kuvendit të Shqipërisë, Policia shpërndan me ujë protestuesit

SHBA-ja dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje nukleare

SHBA-ja dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje nukleare

Ambasada britanike kërkon riintegrimin e serbëve në sistemin e drejtësisë: Të forcohet besimi i qytetarëve

Ambasada britanike kërkon riintegrimin e serbëve në sistemin e drejtësisë: Të forcohet besimi i qytetarëve

“Mesditë”- 23.07.2026

“Mesditë”- 23.07.2026

Lista e 27 shteteve anëtare të BE-së, ku ndërtimi i objekteve private është i ndaluar afer liqenëve sipas legjislacionit të BE

Lista e 27 shteteve anëtare të BE-së, ku ndërtimi i objekteve private është i ndaluar afer liqenëve sipas legjislacionit të BE

Myrti Uzuni rikthehet me gol në MLS

Myrti Uzuni rikthehet me gol në MLS

Mario Mitaj pranë rikthimit në Evropë, kampioni i Greqisë e kërkon mbrojtësin shqiptar

Skuadra nga Serie A Genoa, interesohet për Mario Mitaj

U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares

U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën