TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si ndodhi aksidenti me fatalitet në Komoran të Drenasit?

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Si ndodhi aksidenti me fatalitet në Komoran të Drenasit?

Foto ilustruese

Një aksident trafiku ka ndodhur orët e para të së shtunës në Komoran të Drenasit, ku një person ka humbur jetën. Ndërkaq, tre personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare, ku është bërë e ditur se të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

Ishte nisur në drejtim të Prishtinës nga rajoni i Prizrenit.

Por, një veturë në orët e para të së shtunës u përfshi në një aksident me një kamion që po shkonte në të njëjtin drejtim.

E gjithë ngjarja sipas dëshmitarëve të rastit dyshohet se ndodhi fillimisht në këtë pompë derivatesh në Komoran të Drenasit.

Gjithnjë sipas dëshmitarëve që e panë ngjarjen e që nuk pranuan të flasin para kamerës, shoferi i kamionit dyshohet se nuk e kishte vërejtur që mbrapa e kishte një veturë.

Më pas, ai e tërhoqi veturën e aksidentuar për afro 500 metra deri tek një pikë tjetër e derivateve.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku bën të ditur se nga aksidenti ka vdekur një person derisa tre tjerë janë lënduar.

“Rreth orës 00:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Komran). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, për gjendjen e të lënduarve, për tëvë1 tregoi drejtori i klinikës emergjente, Naser Syla i cili tha se të njëjtit tashmë janë jashtë rrezikut për jetë.

“Është stabile, janë kryer të gjitha egzaminimet e duhura, i kemi observuar në Qendrën Emergjente gjer pas orës 8, mandej do të transferohen në klinikën e Oftalmologjisë dhe Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale për tretman të mëtutjeshëm”, tha Syla.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, janë regjistruar 72 aksidente trafiku, ku 25 prej tyre kanë qenë me persona të lënduar. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sekuestrohen mjete të mprehta, boksa metalikë dhe shufra metalike në Pejë

Sekuestrohen mjete të mprehta, boksa metalikë dhe shufra metalike në Pejë

Tahiri: Simiqi në votimin e kaluar u quajt terrorist, por sot në pako u votua

Tahiri kërkon takim me Avni Deharin për vazhdimin e seancës konstituive

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrëvënie në një diskotekë

Haxhiu: Stafi profesional i Kuvendit s’duhet të përfshihet në përplasjet politike

Haxhiu: Stafi profesional i Kuvendit s’duhet të përfshihet në përplasjet politike

Maska për lëkurë të butë

Maska për lëkurë të butë

Romero merret vesh me Atletico Madridin

Romero merret vesh me Atletico Madridin

Rreziqet shëndetësore që shkakton mbipesha, si ta parandaloni

Rreziqet shëndetësore që shkakton mbipesha, si ta parandaloni

Sekuestrohen mjete të mprehta, boksa metalikë dhe shufra metalike në Pejë

Sekuestrohen mjete të mprehta, boksa metalikë dhe shufra metalike në Pejë

Emisioni “Mesditë” 13.08.2026

Emisioni “Mesditë” 13.08.2026

Tahiri: Simiqi në votimin e kaluar u quajt terrorist, por sot në pako u votua

Tahiri kërkon takim me Avni Deharin për vazhdimin e seancës konstituive

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrëvënie në një diskotekë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën