Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e vendodhjes së një personi të dyshuar për lendim të lehtë trupor.
Sipas njoftimit, i dyshuari është Arsim (Rasim) Rashiti dhe kërkohet nga njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente.
“Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi. I dyshuari Arsim (Rasim)Rashiti kërkohet për përfshirje veprën Lëndim i lehtë Trupor. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose 038 535 812”, thuhet në njoftim.