TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zyrtare: Dani Olmo, lojtar i ri i Barcelonës

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Zyrtare: Dani Olmo, lojtar i ri i Barcelonës

Klubi katalunas, Barcelona ka njoftuar zyrtarisht transferimin e yllit spanjoll, Dani Olmo, nga RB Leipzig.

Dani Olmo rikthehet te Barcelona pas një dekade mungese. Sulmuesi mbërriti në La Masia në vitin 2007 nga fqinjët Espanyol dhe pas shtatë vitesh në sistemin e të rinjve, vendosi të vazhdojë karrierën e tij në Kroaci, duke nënshkruar për Dinamo Zagreb.

Në Kroaci, Olmo vazhdoi të zhvillohej si lojtar dhe fitoi një numër mbresëlënës trofesh; pesë tituj të ligës, tre Kupa të Kroacisë dhe një Superkupë të Kroacisë, si dhe duke u shpallur lojtari i vitit në vend në dy raste të veçanta. Teksa luante për Dinamon, Olmo debutoi edhe në Ligën e Kampionëve.

Në vitin 2020, talenti i tij ngjalli interes nga klubet në të gjithë Evropën dhe ai përfundimisht u transferua në klubin gjerman RB Leipzig.

Katër sezonet e tij në Bundesligë e panë atë të fitojë Kupën e Gjermanisë dy herë dhe një Superkupë të Gjermanisë në të cilën ai shënoi het-trik në një fitore 3-0 ndaj Bayern Munich.

Pas shkëlqimit te klubi gjerman dhe me Spanjën në Euro 2024, Barcelona vendosi ta transferojë lojtarin në Camp Nou, duke nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me lojtarin.

“FC Barcelona dhe RB Leipzig kanë arritur marrëveshje për transferimin e Dani Olmos. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2030”.

𝗙𝗖 𝗕𝗮𝗿𝗰𝗲𝗹𝗼𝗻𝗮 𝘀𝗶𝗴𝗻 𝗗𝗮𝗻𝗶 𝗢𝗹𝗺𝗼

— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 9, 2024

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cagliari mposht Romën

Cagliari mposht Romën

Shifrat magjike të Shaqirit te Baseli

Shaqiri i kthehet golave

Verstappen fiton në Abu Dhabi, Norris shpallet kampion në F1

Verstappen fiton në Abu Dhabi, Norris shpallet kampion në F1

Slot flet për shkarkimin e mundshëm të tij nga Liverpooli

Slot edhe më afër largimit nga Liverpool

Clinton: Strategjia e re e sigurisë kombëtare përmban “përçarje të panevojshme” me partnerët

Clinton: Strategjia e re e sigurisë kombëtare përmban “përçarje të panevojshme” me partnerët

KQZ miraton propozimin për hapjen e kutive postare për votim jashtë Kosovës

Vetëm gjashtë subjekte kanë dorëzuar në KQZ listat me emrat e kandidatëve për deputetë

Cagliari mposht Romën

Cagliari mposht Romën

Shifrat magjike të Shaqirit te Baseli

Shaqiri i kthehet golave

Ardian Kastrati largohet nga PDK, i bashkohet AAK-së

Ardian Kastrati largohet nga PDK, i bashkohet AAK-së

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Haradinaj: 129 është numri i AAK-së, Kosova na thërret

Haradinaj: 129 është numri i AAK-së, Kosova na thërret

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën