TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia britanike përgatitet për protesta të reja antimyslimane

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Policia britanike përgatitet për protesta të reja antimyslimane

Policia britanike po përgatitet për trazira të reja antimyslimane më 7 gusht, pasi grupet e ekstremit të djathtë u zotuan se do të shënjestrojnë qendrat e azilkërkuesve në mbarë vendin, duke nxitur protestuesit antifashistë të paralajmërojnë kundërprotesta.

Britania po përballet me një valë të dhunës që shpërtheu javën e kaluar, pasi tri vajza të vogla u vranë gjatë një sulmi me thikë në veriperëndim të Britanisë, duke nxitur një valë të dezinformatave online lidhur me identitetin e sulmuesit të dyshuar. Në internet, sulmuesi i dyshuar u portretizua si emigrant mysliman.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka paralajmëruar protestuesit se do të përballen me dënime të gjata, teksa ai po tenton të ndalë valën më të keqe të dhunës që Britania ka përjetuar në 13 vjetët e fundit.

“Detyra jonë e parë është që të sigurohemi që komunitetet tona të jenë të sigurta”, tha ai gjatë një deklarate televizive.

“Ata do të jenë të sigurt. Ne do të bëjmë gjithçka që të sigurohemi që policia të ketë përgjigjen e duhur”, shtoi ai.

Në qyteza dhe qytete, grupe prej qindra protestuesish janë përleshur me policinë dhe kanë thyer dritare të hoteleve që strehojnë azilkërkuesit nga Afrika dhe Lindja e Mesme, duke brohoritur “largohuni” dhe “ndalni anijet” – referencë për arritjen në Britani të emigrantëve përmes anijeve të vogla, shkruan REL.

Ata po ashtu kanë sulmuar me gurë xhamitë, duke terrorizuar komunitetet lokale, përfshirë minoritetet etnike.

Grupet antifashiste dhe kundër racizmit kanë paralajmëruar se do të organizojnë kundërprotesta në mbarë vendin.

Qeveria ka mobilizuar 6.000 zyrtarë policorë, të specializuar për menaxhimin e trazirave, për t’u përballur me shpërthimin e luftës.

Kryeministri Stramer është zotuar se të gjithë ata që po shkaktojnë trazira, po plaçkitin dyqane e po djegin makina do të përballen me drejtësinë.

Ai ka thënë se më shumë se 400 persona janë arrestuar, ndaj 100 protestuesve janë ngritur aktakuza dhe shumë shpejt do të nisin proceset gjyqësore ndaj tyre.

Tags: Britaniapolicia britanikeProtesta
ShareTweet

Postime të ngjashme

​PD mban protestën kombëtare para Kryeministrisë

​PD mban protestën kombëtare para Kryeministrisë

Irani akuzon SHBA-në për “aventurë ushtarake të pamatur”

Irani akuzon SHBA-në për “aventurë ushtarake të pamatur”

Studentët gjermanë protestojnë kundër ligjit të ri për shërbim ushtarak

Studentët gjermanë protestojnë kundër ligjit të ri për shërbim ushtarak

OBSH deklaron se shpërthimi i Hantavirusit “nuk shënon fillimin e një pandemie”

OBSH deklaron se shpërthimi i Hantavirusit “nuk shënon fillimin e një pandemie”

​PD mban protestën kombëtare para Kryeministrisë

​PD mban protestën kombëtare para Kryeministrisë

Abdixhiku zgjidhet sërish kryetar i LDK-së

Abdixhiku thirrje për unitet në LDK: Do t’i bashkoj të gjithë

Bie nga kati i dytë i një ndërtese punëtori në Fushë-Kosovë, dërgohet për trajtim mjekësor

Bie nga kati i dytë i një ndërtese punëtori në Fushë-Kosovë, dërgohet për trajtim mjekësor

Parregullsi në njehsorë, sërish gjobë ndaj KEDS-it, këtë herë 35 mijë euro

Parregullsi në njehsorë, sërish gjobë ndaj KEDS-it, këtë herë 35 mijë euro

Sistemi i hyrje-daljeve në RMV jashtë funksionit, krijohen kolona në kufij

Sistemi i hyrje-daljeve në RMV jashtë funksionit, krijohen kolona në kufij

Rriten subvencionet për perimet dhe serrat, Ministria paralajmëron investime të reja në bujqësi

Rriten subvencionet për perimet dhe serrat, Ministria paralajmëron investime të reja në bujqësi

Remi rikthehet në listën e PDK-së për deputet

Remi rikthehet në listën e PDK-së për deputet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën