TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ballkani synon fitoren në Maltë për kualifikim

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ballkani synon fitoren në Maltë për kualifikim

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani nuk ka opsion tjetër veç fitores për të avancuar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Në mbrëmje, prej orës 20:00, Ballkani luan në Maltë me kampionin e këtij vendi, Hamrun Spartans ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në stadiumin “Tony Bezzina”.

Kjo është ndeshja e kthimit e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, pasi në të parën, të luajtur javën e shkuar në Podujevë, rezultati ishte 0:0.

Ballkani mund të kualifikohet në raundin tjetër kualifikues të kësaj gare vetëm me fitore dhe ekipi i trajnerit Ilir Daja do të bëjë të pamundurën për ta eliminuar kundërshtarin e tij.

Në ndeshjen e parë, Ballkani ishte dukshëm më i mirë se Hamrun Spartans por i mungoi finalizimi pasi dominoi tërësisht dhe krijoi raste të shumta shënimi.

Në Maltë, Ballkani ka udhëtuar me misionin e vetëm, të mbetet pjesë e garave evropiane dhe të synoj për herën e tretë rresht kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Sigurisht, Ballkani llogaritet favorit përball Hamrun Spartans, por kampioni i Maltës do ta ketë edhe përkrahjen e publikut vendas në këtë ndeshje të rëndësishme për të dyja skuadrat.

Skuadra nga Suhareka nuk ka pasur start të mirë këtë sezon në arenën ndërkombëtare, pasi u eliminua në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve nga Santa Coloma e Andorrës.

Kështu që, Ballkani është i vendosur për t’u kualifikuar në raundin e tretë dhe për ta bërë një gjë të tillë, ekipi kosovar patjetër që i duhet fitorja këtë mbrëmje në Maltë.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lojërat Mesdhetare 2030 në rrezik, Rama fajëson Qeverinë për mosveprim

Lojërat Mesdhetare 2030 në rrezik, Rama fajëson Qeverinë për mosveprim

Xhiroja e dytë sjell përballje interesante në ProCredit Superligë

Sigal Prishtina nikoqire e Bashkimit, skuadrës ende pa humbje në Superligë

Manchester City rrezikon deri në 10 vjet përjashtim nga garat evropiane 

Manchester City rrezikon deri në 10 vjet përjashtim nga garat evropiane 

Besnik Krasniqi shpallet “Ylli i javës”, në Superligë

Besnik Krasniqi shpallet “Ylli i javës”, në Superligë

Protestuesit në Tiranë marshojnë drejt “21 Dhjetorit”, digjen kosha dhe shkulen kangjellat

Protestuesit në Tiranë marshojnë drejt “21 Dhjetorit”, digjen kosha dhe shkulen kangjellat

Policia sekuestron armë zjarri në tri raste në Malishevë dhe Gjakovë, dyshohet për të shtëna në aheng familjar

Policia sekuestron armë zjarri në tri raste në Malishevë dhe Gjakovë, dyshohet për të shtëna në aheng familjar

Lojërat Mesdhetare 2030 në rrezik, Rama fajëson Qeverinë për mosveprim

Lojërat Mesdhetare 2030 në rrezik, Rama fajëson Qeverinë për mosveprim

Plani italian: Prani në Kosovë edhe pas reduktimit të KFOR-it, radarë për zbulimin e raketave balistike në Ballkan

Plani italian: Prani në Kosovë edhe pas reduktimit të KFOR-it, radarë për zbulimin e raketave balistike në Ballkan

Rama: Sezoni i ngrohjes nisi pa probleme, synohet zgjerimi i rrjetit dhe projekti “Solar for Kosovo”

Rama: Sezoni i ngrohjes nisi pa probleme, synohet zgjerimi i rrjetit dhe projekti “Solar for Kosovo”

Kontesti për ndërtimin e përbashkët banesor – Supremja kthen në rigjykim çështjen mes shoqërive tregtare dhe NPB

Kontesti për ndërtimin e përbashkët banesor – Supremja kthen në rigjykim çështjen mes shoqërive tregtare dhe NPB

Punëtorët teknikë nuk heqin dorë nga kërkesa për pagë minimale prej 500 eurosh

Punëtorët teknikë nuk heqin dorë nga kërkesa për pagë minimale prej 500 eurosh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën