TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Me votat e pozitës Kuvendi miraton projektligjet që u kundërshtuan nga BE

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Me votat e pozitës Kuvendi miraton projektligjet që u kundërshtuan nga BE

Me një minutë heshtje nisi seanca e jashtëzakonshme.

Kjo në nderim të të gjithë të vrarëve në gjenocidin që kreu Serbia 29 vjet më parë në Bosnjë e Hercegovinë.

Në këtë seancë u votua edhe deklarata e OKB-së e cila ka për qëllim përkujtimin e kësaj masakre.

E pas miratimin të deklaratës, deputetët vazhduan seancën plenare me 32 pika në rendin e ditës.

Opozita paraprakisht i kërkoi mazhorancës përmes një rezolute, të tërhiqen nga votimi i tri projektligjeve, të cilat sipas opozitarëve, janë kundër-Kushtetues.

“ Ta obligojmë qeverinë e Republikës së Kosovës, për tërheqjen e tri projektligjeve të cilat ne vlerësojmë që janë në kundërshtim me frymën Kushtetuese. Pra procedimi sot për Këshillin Prokurial të Kosovës, procedimi për Këshillin e Pavarur të Medieve, dhe procedimi i ligjit për Shërbyesit civil”, tha Abelard Tahiri nga PDK.

Kërkesë për tërheqjen e këtyre ligjeve pati edhe LDK-ja.

“Këto tri ligje kanë përmbajtje të theksuar kundër Kushtetuese dhe si të tilla duhet të tërhiqen nga rendi i ditës dhe kuvendi të mos i shqyrtoi”, tha Arben Gashi nga LDK.

Kurse nga AAK vlerësuan se miratimi i këtyre ligjeve  pa synim kapjen e shtetit përmes ligjit.

“ Kjo mundet me qenë një ndër seancat më të dëmshme të kësaj legjislature për arsyeje se kjo seancë siç po shihet, ka mundësi ti miratoi tri ligje të cilat në esencë e kanë veç një synim, kapjen e shtetit në mënyrë ligjore, kapjen e institucioneve”, tha Besnik Tahiri.

Por nga partia në pushtet, Adnan Rrustemi tha se këto tri projektligje, kanë kaluar në filtra procedurale për çka, opozita nuk ka dhënë kontribut.

“ Duhet ta themi një gjë të tri projektligjet kanë ndjekur secilën procedurë,  në kuptimin e dëgjimeve publike, të palëve të interesit, dhe secili deputet ka pasë mundësi me bë propozime, vërejtje e sugjerime, është e pashembullt se si deputetët e opozitës nuk e japin asnjë kontribut”, është shprehur Rrustemi

Pasi opozita e lëshoi sallën, deputetët në lexim të dytë miratuan dy ligjet e kundërshtuara edhe nga faktori ndërkombëtar, atë për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Këshillit Prokurorial, ndërsa ai për Zyrtarët Publik, u shtye për një seancë tjetër, në mungesë kuorumi.

Gjatë kësaj seance, deputetët miratuan edhe projektligje tjera, Ligji për të Huajt, statutin e ri të UP-së, ligji për Rininë, ligji për Sportin me 60 amendamente, dhe Ligji për Rininë.

Punimet në sallën alternative do të vazhdojnë deri sa të përfundon ristrukturimi i sallës së Kuvendit me pajisje elektrike nga ku do të votojnë deputetët.

Tags: Kuvendi i Kosovesligjet e KPK-se dhe KPM-së
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Republika pret shumë nga ju”, 100 gardianë i shtohen burgjeve të Kosovës

“Republika pret shumë nga ju”, 100 gardianë i shtohen burgjeve të Kosovës

Heqja dorë e LDK-së nga kërkesat: Përgjegjësia është te Kurti, s’ka vend për arsyetime

Heqja dorë e LDK-së nga kërkesat: Përgjegjësia është te Kurti, s’ka vend për arsyetime

Vetura e godet një këmbësor në Prishtinë

Aksident i rëndë në fshatin Pogragjë të Klinës

“Emocione pasi kam qenë para 30 viteve gardian” – babai emocionohet në ditën e diplomimit të djalit

Vdes ish-boksieri pas 11 viteve në koma

Vdes ish-boksieri pas 11 viteve në koma

Vetura e godet një këmbësor në Prishtinë

Aksident i rëndë në fshatin Pogragjë të Klinës

Gjilani nis sezonin me fitore, mposht Feronikelin ’74 në Drenas

Gjilani nis sezonin me fitore, mposht Feronikelin ’74 në Drenas

“Emocione pasi kam qenë para 30 viteve gardian” – babai emocionohet në ditën e diplomimit të djalit

“Emocione pasi kam qenë para 30 viteve gardian” – babai emocionohet në ditën e diplomimit të djalit

Opozitarët mbajnë seancë: Albin Kurti po e mban peng shtetin

Opozitarët mbajnë seancë: Albin Kurti po e mban peng shtetin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën