TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dorëheqja e drejtorit të RTK-së, reagon Szunyog

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ambasadori i BE-së: S’kemi informatë apo shenjë për ndonjë rrezik të ngjashëm si në Banjskë

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, ka reaguar pas dorëheqjes së Shkumbin Ahmetxhkajt nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës.

Szunyog, me anë të një postimi në platformën ‘X’, ka thënë se pret që RTK-ja të gëzojë autonomi dhe pavarësi institucionale.

“Lexova lajmin për dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmet Gjekaj. Kësisoj, dua të theksoj rëndësinë e transmetuesit publik që gëzon autonomi institucionale dhe pavarësi institucionale”, deklaroi ai.

“Gjithashtu dua t’i shpreh mirënjohjen Shkumbin Ahmetxhekajt për përpjekjet e tij në përmirësimin financiar të menaxhmentit të RTK-së”, shtoi tutje Szunyog.

Ai  ka thënë se ky institucion pret që emërimi i drejtorit të ri të bëhet përmes një procesi meritor.

Ahmetxhekaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se vendimi për dorëheqje ka ardhur si rezultat i një presioni politik, dhe se nuk është akt dorëzimi i tij.

“Ky akt nuk është dorëzim dhe nuk reflekton vullnetin personal për të mos vazhduar me drejtimin e RTK-së, por është kulmim i një presioni politik 7 mujor që rezultoi me mospajtime të thella me Bordin për çështje fundamentale të ecjes tutje të transmetuesit publik”, ka shkruar Ahmetxhekaj.

Ai tutje ka shtuar se në këtë kontekst, qëndrimi i mëtutjeshëm në këtë pozitë kur ka mosbesim, mungesë të mbështetjes për procesin e reformës së RTK-së dhe Strategjinë Zhvillimore 2024-2027, është i pakuptimtë dhe do të sillte vetëm bllokadë e stagnim për transmetuesin publik.

Ndërsa në një komunikatë për media bordi i RTK-së ka thënë se me Ahmetxhekaj ka pas bashëkpunimin korrekt, por ka theksuar se kohëve të fundit kanë pasur mospajtime lidhur me me rastin e drejtorit të radios Arsim Halili.

“Me z. Ahmetxhekaj Bordi ka pasur një bashkëpunim korrekt, ndërkaq javë më parë ka pasur mospajtime dhe qasje të ndryshme lidhur me rastin e dhunës psikike që ka ushtruar drejtori i radios z. Arsim Halili ndaj disa grave në RTK, veçanërisht ndaj udhëheqëses së zyrës ligjore. Bordi ka pritur që drejtori i përgjithshëm ta trajtojë këtë rast konform përgjegjësive të tij. Bordi rithekson që dhuna psikike dhe çfarëdo lloj presioni i ngjashëm nga kushdo ndaj kujtdo, janë të papranueshme dhe nuk do të lejohen në RTK”, thuhet në komunikatë.

Bordi i RTK-së ka emëruar Zana Spahiu në pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së.

Read the news about the resignation of RTK's General Director @Shkumbin_Ah.

I want to stress the importance of a public broadcaster that enjoys institutional autonomy & editorial independence.

— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) July 7, 2024

Tags: AhmetgjekajRTKTomas Szunyog
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arratiset një i burgosur që po trajtohej në Onkologji

Arratiset një i burgosur që po trajtohej në Onkologji

Reduktohet furnizimi me ujë në Mitrovicë, shkak niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”

KRU Prishtina njofton për ndërprerje të përkohshme të ujit në Graçanicë

“Lajçaku shpesh e ka luajtur rolin e avokatit të Serbisë”– Andin Hoti flet për prapaskenat e dialogut

“Lajçaku shpesh e ka luajtur rolin e avokatit të Serbisë”– Andin Hoti flet për prapaskenat e dialogut

​28 vjet nga beteja e Likoshanit dhe Qirezit

​28 vjet nga beteja e Likoshanit dhe Qirezit

SHBA-ja dhe Izraeli nisin sulmin ndaj Iranit, Trump thotë se janë duke u zhvilluar “operacione të mëdha luftarake”

E mërkura me diell dhe vranësira

E shtuna mot me diell

Ramabaja: Rikandimi i Osmanit rrezikon zgjedhje të reja

Ramabaja: Rikandimi i Osmanit rrezikon zgjedhje të reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën