TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ligji për Barna nuk gjen zbatim, barnat shiten me çmime të ndryshme

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Ligji për Barna nuk gjen zbatim, barnat shiten me çmime të ndryshme

Ligji i cili ishte paraparë ta bënte unifikimin e çmimit të barnave, edhe pas rreth 10 muajsh që kur ka hyrë në fuqi, nuk po gjen zbatim në Kosovë.

Si rrjedhojë, qytetarët po paguajnë çmime të ndryshme për barnat e njëjta, varësisht se në cilën farmaci i blejnë ato. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë duke punuar që ligji të gjejë zbatim, derisa qytetarët ngrehin shqetësime edhe për çmimet e larta të ilaçeve.

“I përdori disa barna për eshtra. Të premten ka qenë 13.80 euro, e të hënën kur kam shkuar në barnatore është bërë 15.80 euro”, tha Rexhep Azemi, qytetar.

“Ka shumë dallim në çmime nga barnatorja në barnatore”, shtoi ai.

Nga një barnatore në tjetrën edhe Osman Hazirit i duhet të kontrollojë për barnat që përdor, derisa ato t’i gjejë me çmimin më të ulët.

“Secila barnatore  çmimet i ka të ndryshme. Po lypim ku po gjejmë më mirë”, tha Osman Haziri, qytetar.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se Ligji i cili do të bënte unifikimin e çmimit është në fazën e implementimit.

“Pas përfundimit të ri-kalkulimit të çmimeve të produkteve medicinale, do të propozohet lista e çmimeve të produkteve medicinale, i tërë ky proces do t’i nënshtrohet afateve sipas Ligjit të Procedurës Administrative për fazën e ankimimit e deri në finalizimin e listës përfundimtare”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë për RTK-në.

Përfaqësues të kompanive farmaceutike presin që ligji të fillojë të zbatohet nga fundi i këtij viti.

“Presim që deri kah tetori me qenë çmimet zyrtare nëpër barnatoret e Kosovës. Të gjithë ata farmacistë dhe zinxhiri farmaceutik që punojnë me ligj dhe korrekt do të jenë përfitues, e përfitimin më të madh do ta ketë qytetari që do ta kursejë xhepin dhe do t’i marrë barnat më kualitative”, tha Milaim Abdullahu nga Shoqata e Distributorëve të Kosovës.

Ndërsa, anëtarë të Odës së Farmacistëve, ndonëse e kanë mirëpritur këtë, thonë se nga ky ligj mund të dëmtohen barnatoret që kanë më pak qarkullim.

“Disa ankesa kanë qenë me caktimin e  çmimeve që ka qenë për produkte. Është formuar komisioni për trajtimin e tyre, por nuk kam informata se  çfarë vendimi është marrë apo ku ka mbetur. E di që për momentin është ndalur ecuria e këtij ligji”, tha Fatos Aliu.

Ligji kishte hyrë në fuqi në gusht të 2023-s dhe synon t’i shmang çmimet e ndryshme për produkte të njëjta, si dhe t’i pamundësojë keqpërdorimet me çmimet e barnave.

Tags: barnatoretLigji për barnaShendeti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia e Kosovës me plan operativ për zgjedhjet në 18 komuna më 9 nëntor

Instalimi i kamerave në kryeqytet drejt fundit, Komuna tregon pikat ku janë vendosur

Instalimi i kamerave në kryeqytet drejt fundit, Komuna tregon pikat ku janë vendosur

Sorensen takohet me Kryediplomaten e Finlandës: Diskutuam në detaje për dialogun Kosovë-Serbi

Sorensen takohet me Kryediplomaten e Finlandës: Diskutuam në detaje për dialogun Kosovë-Serbi

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

​Rreth 80 prokurorë të shtetit angazhohen për balotazh

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia e Kosovës me plan operativ për zgjedhjet në 18 komuna më 9 nëntor

Instalimi i kamerave në kryeqytet drejt fundit, Komuna tregon pikat ku janë vendosur

Instalimi i kamerave në kryeqytet drejt fundit, Komuna tregon pikat ku janë vendosur

Fabregas tregon të vetmin ndryshim midis epokës aktuale të Arsenalit dhe asaj të Wenger

Fabregas tregon të vetmin ndryshim midis epokës aktuale të Arsenalit dhe asaj të Wenger

Messi mund të rikthehet në “Camp Nou”, Laporta zbulon planin emocionues

Messi mund të rikthehet në “Camp Nou”, Laporta zbulon planin emocionues

E largoi nga fusha pas 55 minutash lojë, Ivan Balliu përplaset ashpër me trajnerin e Vallecanos në stol

E largoi nga fusha pas 55 minutash lojë, Ivan Balliu përplaset ashpër me trajnerin e Vallecanos në stol

Dayot Upamecano drejt Realit, Bayerni gjen pasuesin te Liverpooli

Dayot Upamecano drejt Realit, Bayerni gjen pasuesin te Liverpooli

Dellova pritet nga ambasada e Kosovës në Bullgari

Dellova pritet nga ambasada e Kosovës në Bullgari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën