TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kush po i lëshon alarmet e rrejshme për bombë?

Rastet e alarmeve të rrejshme për bombë në hapësirat publike në vend janë shpeshtuar. E kjo sipas ekspertëve të sigurisë po bëhet nga Serbia e cila është duke zhvilluar një luftë speciale në Kosovë përmes personave të cilët paguhen për shtetin serb. E ekspertët e kibernetikës po kërkojnë që të formohet një grup paraprakisht për menaxhimin e këtyre rasteve.

by Doresa Geci
1 vit ago
0
A A
Alarm i rremë për bombë në aeroport, situatat e tilla po i shqetësojnë udhëtarët

Rastet kur njësisë K 9 të Policisë së Kosovës i është dashur të dalin në terren për shkak të alarmeve për bombë, nuk janë të rralla.

Aeroportit i Prishtinës “Adem Jashari”, stacioni i autobusëve e rektorati i Universitetit Publik “Hasan Prishtina”, u kërcënuan disa herë me mjete shpërthyese, por të cilat dolën të rrejshme.
E këto kërcënime, sipas ekspertit të sigurisë, Fatmir Çollaku krijojnë pasiguri tek qytetarët.

Prandaj ai ka një kërkesë ndaj institucioneve të sigurisë.

“Ndikon negativisht tek qytetaret sepse perceptohet si një gjendje jo e mirë tek qytetarët, gjegjësisht perceptohet një pasiguri e çastit, prandaj sistemi i sigurisë dhe tërë shoqëria duhet të ndikojë, punojë dhe te mobilizohet që më pas sa më pak, përpjekje të tilla sepse ka të bëjë më një luftë speciale e përhapjes së frikës tek qytetarët”, ka thënë Fatmir Çollaku ekspert i sigurisë.

Sipas Çollakut, në shumicën e rasteve, këto kërcënime vijnë nga Serbia.

“Në shumicën absolute kërcënime serioze por edhe lufta psikologjike ka një adresë ajo është Serbia, pra vijnë nga Serbia përmes mekanizmave të ndryshëm përmes njerëzve që ata kanë në kuptimin që punojnë për shtetin Serb, të cilët paguhen edhe për informata të rrejshme edhe për luftë psikologjike”, thotë ai.

E eksperti i kibernetikës, Mentor Hoxhaj vlerëson se këto raste nuk po trajtohen në mënyrë profesionale.

“Kjo është një shikim i ngushtë i situatës, prisja te kemi një reagim me profesional, për të mos pasur një të njëjtin reagim. Trajtimi i këtij rasti do të duhej të bëhej nga një grup profesional i formuar me heret i cili do të quhej grupi për menaxhimin e incidenteve”, thotë Hoxhaj.

Të martën ishte rasti i fundit kur në Aeroportin e Prishtinës u alarmua që brenda objektit ishte një mjet shpërthyes por që rezultoi të jetë i rremë.

Tags: Alarmet per bombeinstitucionet
ShareTweet

Postime të ngjashme

AAK-ja e rikonfirmon: S’ka votë për Konjufcën

AAK-ja e rikonfirmon: S’ka votë për Konjufcën

KQZ: Të mërkurën fillon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

Numërimi i fletëvotimeve me postë, KQZ njofton se janë refuzuar mbi 3000

Përfundon numërimi i votave nga diaspora, me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta

Përfundon numërimi i votave nga diaspora, me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta

Kurti merr pjesë në Konferencën e Lidershipit të Oksfordit

Kurti jep mesazhin e mbështetjes për Kosovën para ndeshjes me Slloveninë

AAK-ja e rikonfirmon: S’ka votë për Konjufcën

AAK-ja e rikonfirmon: S’ka votë për Konjufcën

Turqia: Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez

Turqia: Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez

Zjarrfikësi shpëton fëmijën nga banesa që kishte marrë flakë në Tiranë

Zjarrfikësi shpëton fëmijën nga banesa që kishte marrë flakë në Tiranë

Foda nuk e prish traditën, stërvitje e lehtë e Kosovës në ditën e ndeshjes

Foda nuk e prish traditën, stërvitje e lehtë e Kosovës në ditën e ndeshjes

Rrahmani në mesin e pesë lojtarëve që do të largohen nga Napoli

Presidenti i Napolit shpërthen: “Rrahmani na u kthye i dëmtuar rëndë, UEFA e FIFA po na shkatërrojnë!”

KQZ: Të mërkurën fillon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

Numërimi i fletëvotimeve me postë, KQZ njofton se janë refuzuar mbi 3000

Përfundon numërimi i votave nga diaspora, me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta

Përfundon numërimi i votave nga diaspora, me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën