Një grua ka njoftuar policinë se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të martën në Gjakovë.
“Rr. Musa Islami, Gjakovë / 25.06.2024 – 07:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raport./teve1.info/