TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeqyteti një ditë pas stuhisë

Stuhia e mbrëmshme në Prishtinë ka shkaktuar dëme të shumta. Ndër më të prekurat ishte lagjja Kalabria. Familja Gjoshi thotë se çdo vit është duke u ballafaquar me vërshime. Kjo familje është në hallë me mbeturinat të cilat hidhen në lumin i cili ndodhet afër shtëpisë se tyre. Nga Komuna e Prishtinës thonë se nuk kishin kontratë valide për pastrimin e lumenjve

by Doresa Geci
1 vit ago
0
A A
Kryeqyteti një ditë pas stuhisë

Pas çdo të reshure me intensitet të lartë, kjo prrockë del nga shtrati. Kjo për shkak të hedhjes së mbeturinave të llojllojshme të cilat kanë bllokuar rrjedhjen e ujit.

Madje për shkak të këtyre, ujë përfshiu disa shtëpi në këtë lagje.

Uji depërtoi edhe në bodrumet e familjes Gjoshi në lagjen Kalabria.

Nga kjo familje thonë se kjo nuk është hera parë që për shkak të reshjeve të shiut shtëpia iu është dëmtuar.

“Nuk ka fjalë më përshkru sa keq po ndihem. Dëmet janë shumë të mëdha, pasi është hera e katërt që duhem me pastru shtëpinë, pra është hera e katërt që nxemjen duhem me nderru mos flasim për harxhimet tjera, peleti e thëngjilli, para një viti na është dashtë me shpenzu 46 mijë euro investim”, thotë Lumturie Gjoshi, banore në lagjen “Kalabria”.

Gjoshi thotë se kishte kërkuar ndihmë disa herë nga Komuna e Prishtinës por nuk kishte marrë përgjigje.

Ajo kërkon nga dikush përgjegjësi për të gjitha këto dëme të shkaktuara.

“Nuk e di kush duhet me dhënë këtë përgjegjësi, dikush duhet me dhanë përgjegjësi për këto telashe shpirtërore që jemi duke kaluar, se nuk është lehte me pa krejt kapitalin që bënë për vite tërë me shku dëme për një orë, ti e kontakton Komunën me orë të tërë telefonat nuk hape, dhe unë e kam një pyetje direkt për kryetarin e Komunës kush duhet me dhënë përgjegjësi”, shprehet ajo.

E nga Komuna e Prishtinës tregojnë arsyet pse nuk kanë mundur të përgjigjen kërkesës së këtyre banorëve për pastrimin lumit.

”Nuk ka pas kontratë valide nga drejtoria përkatëse, kontrata është në prokurim për shkak të ankesave nuk kemi kontratë valide për pastrimin e lumenjve, kjo nuk na pengon në pastrimin sot dhe do të vazhdojmë ta pastrojmë prapë”, ka thënë Lulëzim Fushtica, drejtor i Drejtorisë së Emergjencave në kryeqytet.

E shiu i së dielës, i shkaktoi dëme edhe Sali Gjinovcit, i cili pasdite ishte duke udhëtuar së bashku më familjen e tij kur vetura e tij u mbulua nga uji në lagjen Veterrnik.
“Unë jam kanë me familjen teme, rrugës perniherë ka ardhur si një digë e ujit, si me leshu dikush me pullë, nuk e di qysh i kam nxjerrë gruan dhe fëmijët prej veturës, veturën e kam lanë aty e ka marrë uji deri ne tavan. Kerri tash është i demoluar nuk vynë asgjë, por askush nuk u ardh”, thotë ai.

Stuhia në mbrëmjen e së dielës shkaktoi probleme edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Përveç Prishtinës, shiu përfshiu edhe Fushë Kosovën, e vendet përreth.

Teksa disa rajone mbeten edhe pa energji elektrike.

Tags: demet nga stuhiaprishtina
ShareTweet

Postime të ngjashme

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Dhanë dorëzani 40 mijë euro, Kilaj lirohet – Fazliu jo, nuk u përmbushën rrethanat

Dhanë dorëzani 40 mijë euro, Kilaj lirohet – Fazliu jo, nuk u përmbushën rrethanat

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

“Info Nata”- 15.12.2025

“Info Nata”- 15.12.2025

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Numërohen votat e para për Asamblenë e Prishtinës – këto janë rezultatet e fundit

Votimi në ambasada dhe konsullata me 27 dhjetor, KQZ sqaron procedurat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën