TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lumir Abdixhiku shkruan për vdekjen e gruas së Enver Malokut

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Lumir Abdixhiku shkruan për vdekjen e gruas së Enver Malokut

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar disa fjalë për tashmë të ndjerën, Hava Maloku, gruan e Enver Malokut e cila vdiq sot.

Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës, duke u kërkuar prej tyre që në këto momente të bëhen të fortë.

Postimi i plotë i Abdixhikut në Facebook:

Zonja Havë ishte një grua e fortë!

Asaj, barra e orëve të rënda, i kishte përcaktuar fatin e gjetjes së forcës përtej humbjes së madhe. Dhe këtë forcë e kishte gjetur mu siç dinte ajo, duke qenë e dashur, e buzëqeshur – duke qenë një zonjë e rëndë!

Hava Maloku na la sonte. Me të u shua dhe një copëz e historisë së takimeve për çdo 11 janar. Ishte përplot dritë e mirësi. Këtë vit, kishte gjetur forcën të ngrihej nga shtrati i fundit i saj, për të shpalosur bashkë me ne pllakën e portretin përkujtimor të Enverit, bashkëshortit të vrarë në 11 janarin e vitit të lirisë. E dinim, të gjithë, se ky duhej të ishte takimi ynë i fundit. E sado që ishte vështirë, e dinim të gjithë, ne dhe ajo, se ky duhej të ishte kujtimi e kuptimi i fundit nga kjo shtëpi e demokracisë. Pimë kafen bashkë, e përcollëm bashkë. Na la me përplot buzëqeshje. Siç bënte përherë!

E dashura Doruntinë, i dashuri Drin e Lon, në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ngushëllime për humbjen e nënës suaj. Bëhuni të fortë, siç u bë ajo kur kishit nevojë për të!

Zonja Havë, bashkohu në parajsën e pasosur me Enverin që aq shumë e deshe e të mungoi!

 

Tags: Enver MalokuLDKLumir Abdixhiku
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy vite pa Ismail Kadarenë, gjeniun e letrave shqipe

Dy vite pa Ismail Kadarenë, gjeniun e letrave shqipe

Ekspozita “Shards of the Heart” sjell në Prishtinë rrëfime për migrimin, përkatësinë dhe integrimin

Ekspozita “Shards of the Heart” sjell në Prishtinë rrëfime për migrimin, përkatësinë dhe integrimin

Vdes veteranja e arsimit, Zinetie Shaipi-Beqiri

Vdes veteranja e arsimit, Zinetie Shaipi-Beqiri

​Aktorja Fatlume Bunjaku u zgjodh anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit

​Aktorja Fatlume Bunjaku u zgjodh anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit

Zulfaj: Mbështetja e Gjermanisë është kyçe për integrimin evropian të Kosovës

Zulfaj: Mbështetja e Gjermanisë është kyçe për integrimin evropian të Kosovës

Emisioni “Ditari” 02.07.2026

Emisioni “Ditari” 02.07.2026

Koalicioni i OJQ-ve: Procesi për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri, transparent dhe i barabartë

Koalicioni i OJQ-ve: Procesi për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri, transparent dhe i barabartë

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Një person i lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në Pejë

Kurti pret delegacionin amerikan, diskutohet thellimi i bashkëpunimit në fusha strategjike

Kurti pret delegacionin amerikan, diskutohet thellimi i bashkëpunimit në fusha strategjike

Prokuroria del me detaje të reja për plagosjen në Podujevë, zbulon motivin e dyshuar

Prokuroria del me detaje të reja për plagosjen në Podujevë, zbulon motivin e dyshuar

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për mashtrim

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për mashtrim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën