Kombëtarja e Shqipërisë po avancon ndaj Kroacisë 1:0 pas pjesës së parë, në ndeshjen e vlefshme të Grupi B në kuadër të Euro 2024.
Golin e vetëm në pjesën e parë, e shënoi mesfushori Qazim Laçi. Laçi realizoi në minutën e 11-të, për të zhbllokuar rezultatin.
Shqipëria dominoi në pjesën e parë ndaj Kroacisë, pasi raste të mira shënimi lëshuan edhe Nedim Bajrami e Kristjan Asllani.