Tash e 25 vjet jeton me plagët e luftës.
Nga betejën që patën në zonën operative të Shalës me ushtrinë serbe, Naim Alaja, humbi këmbën, madje iu rrezikua edhe jeta.
Alaj, në këtë ballafaqim me forcat serbe humbi edhe dy shokë.
Ndonëse ishte vetëm 16 vjeç kur veshi uniformën e Ushtrisë Çlirimtare, dashuria për atdheun nuk mungoi asnjëherë.
E në betejën që pati në fshatin Vaganicë, Naim Alaj humbi dy shokët e tij të luftës ndërsa vet mezi i mbijetojë.
“Me kujtohet ka qenë ditë e premte, ka qenë ka ora 14 qishtu,. Nuk di as qysh kam pshtu bile, Nuk e di atëherë jemi kan ma me vullnet a tash ma jo. Kur jam plagos unë me ka ra me shku zhag, kam ec 30 minuta, jam taku tani me ushtaret njoni me ka ndihmu. Tjetri kanë harru krejt (12 qershorin), por unë nuk e harroj pasi jetoj me plagë, se dikush nuk e din 12 qershori as cka ka ndodhë”, shpreht Alaj.
Jeta vetëm më një këmbë, nuk ishte e vetmja vështirës për Naim Alajn pas përfundimit të luftës.
Pasi qe 25 vjet në liri, ai jeton brenda 20 metrave katror së bashku me gruan e tij, gjë e cila me kalimin e kohës po bëhet edhe e më rëndë.
“Kurgjo valla sene nuk është duke bërë shteti, qitu ma kanë dhan një banese një dhomeshe skam as ballkan, Vështirë boll se unë po heki, po inshalla bohet mirë,. Jo vallah nuk kam dërgu nuk merret kërkush me atë punë bile”, thotë ai.
E jo vetëm Alaj, në Mitrovicë invalid i luftës mbeti edhe Sami Zena, i cili në vitin 1999 ishte vetëm 18 vjeçare.
Por guximin për të dal në mbrojte vatani ishte me madh së frika.
Zena ka rrëfyer gëzimin që përjetoj në ditën kur Kosova po çlirohej.
“Me të vërtetë ishim shumë të ri, por kishim guximin. Ishte kënaqësi por ishin edhe do plagë të rona, por ishte krenari çlirimi i vendit, ishte edhe dhimbje se kishin shku shumë dëshmorë e shumë civil që kishin shku për këtë tokë. Gjithnjë duhet me qenë krenar për ata qe kemi bo se që thotë Femih Lladrovci, dy herë duhet me pas dy jetë dy herë duhet me vdekë për këtë tokë”, tha ai.
Ndonëse Kosova po çlirohej, Mitrovica ende ishte vend i tensionuar.
Por ish ushtari i UÇK-së, thotë se tani pjesa veriore është më mirë se kurrë.
“Mas luftës është kan problem, janë kanë bandat e Radojiçiqit, ai është kanë si kryeministër këtu, tash është shumë më mirë”, shprehet Zena.
Në luftën e fundit në Kosovë u vranë afër rreth 13.000 njerëz, u dhunuan rreth 25 mija gra e burra dhe ende rezultojnë të zhdukur mbi 1600 persona.