TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​25-vjetori i Çlirimit, mitrovicasit nuk e ndjejnë ende lirinë e plotë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​25-vjetori i Çlirimit, mitrovicasit nuk e ndjejnë ende lirinë e plotë

Derisa nëpër qytete të ndryshme të Kosovës po shënohet 25 vjetori i përfundimit të luftës në Kosovë, qytetarët shqiptarë të veriut, por edhe të Mitrovicës në përgjithësi, nuk e ndjejnë aromën e plotë të lirisë, për shkak se siç thonë ata, qyteti i tyre nuk është çliruar plotësisht asnjëherë dhe vazhdon të mbetet i okupuar.

Emir Azemi, qytetar nga veriu i Mitrovicës, ka thënë për Kp  se paslufta ka qenë një luftë më e madhe sesa vetë lufta për banorët e veriut.

Sipas tij, jeta e shqiptarëve në atë pjesë të vendit që 25 vite vazhdon të jetë ende e vështirë.

Ai tha se aroma e lirisë që ndihet në Prizren, nuk është e njëjtë edhe në Mitrovicën Veriore.

“Ne si shqiptarë në përgjithësi në pjesën veriore të Mitrovicës jemi ballafaquar me telashe dhe mund të them lirisht se paslufta ka qenë vërtetë një luftë më e madhe sesa vetë lufta. Jeta e shqiptarëve në veri tash e 25 vite ka qenë dhe vazhdon të jetë ende e vështirë. Kemi shokë të cilët na u vranë pasluftës, u plagosën, familjarët na u rrahën në mënyrën më brutale vetëm pse ishin shqiptarë, dhe mund të them se era e lirisë që mund të ndihet në Prizren, nuk është e njëjtë me Mitrovicën e Veriut. 25 vjet kanë kaluar dhe ne ende po ballafaqohemi me çështje më elementare siç janë liria e lëvizjes’, ka thënë Azemi.

Edhe Maliq Sylejmani, një banor tjetër nga veriu i këtij qyteti, theksoi se i mungon ndjesia e festës së çlirimit të Kosovës, për shkak të rrethanave që ekzistojnë në qytetin e Mitrovicës.

“Pak me rezerva, emocione jo të mira. Nuk kemi ndjesinë e festës për shkak të rrethanave që ekzistojnë ende në Mitrovicë”, u shpreh Sylejmani.

Në anën tjetër, Halit Barani, kryetar i KMDLNJ-së në Mitrovicë, ka potencuar se mitrovicasit nuk kanë pse t’i gëzohen çlirimit, sepse qyteti i tyre nuk është çliruar ende.

Sipas tij, pjesa e okupuar e Mitrovicës nuk çlirohet me polici, por duhet një zgjidhje politike dhe mbështetje ndërkombëtare.

Derisa për këta të fundit tha se po vazhdojnë ta mbajnë peng hapjen e urës kryesore të Ibrit, ai fajësoi të gjitha qeveritë e deritashme se nuk kanë punuar si duhet në këtë drejtim, por vetëm për interesa të tyre personale.

“Nuk është çliruar ende, posaçërisht pjesa e okupuar e Mitrovicës, edhe pse po mundohen ta mbajnë me polici, por është e kotë kjo punë, nuk mbahet dhe nuk çlirohet me polici pjesa e okupuar, por vetëm me politikë. Deri më 20 qershor në Mitrovicë kanë qenë policia dhe ushtria e okupatorit serb. Më 20 qershor ka qenë e diel kur janë tërhequr në mbrëmje nga Mitrovica. Mitrovica çlirohet me politikë dhe me vullnetin e një pjese të Bashkësisë Ndërkombëtare të cilët edhe janë duke e mbajtur peng urën e Ibrit. Jo vetëm kjo (qeveri), por asnjëra deri sot nuk kanë punuar si duhet, të gjitha kanë punuar vetëm për interesa të tyre personale”, sqaroi për KosovaPress Barani.

Ndryshe, më 12 qershor 1999 në Kosovë zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së NATO-s dhe nisi largimi i forcave serbe, ndërsa qytetarët po festonin nëpër rrugë lirinë, edhe pse zyrtarisht lufta përfundoi dy ditë më herët, në ditën kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën 1244.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën