TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si kapitulloi Millosheviqi në restorantin e shqiptarit?

Me 6 qershor, Ramadan Sadiku hapi dyert e restorantit të tij në Bllacë, në të cilin për disa ditë u vendosën gjeneralët kryesor të NATO-s. Vetëm disa ditë më vonë, Sadiku e kuptoi që në pronën e tij, do të zhvillohen bisedimet që do ta ndryshojnë fatin e Kosovës. Aty për tri ditë rresht përfaqësuesit e NATO-s dhe ushtrisë serbe, debatuan ashpër për t’i dhënë fund Serbisë në Kosovë. Ramadan Sadiku ishte shqiptari i vetëm që u lejua të qëndrojë brenda hapësirave të restorantit dhe për  Tëvë1, ka zbuluar detajet që çuan në nënshkrimin e marrëveshjes së Kumanovës.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Si kapitulloi Millosheviqi në restorantin e shqiptarit?

Në fillim të qershorit, forcat e NATO-s, i ishin afruar Kosovës.

Por, ende nuk kishte një marrëveshje, që paqeruajtësit të futën në vendin ku Serbia po kryente krimet më çnjerëzore.

E që një gjë e tillë të arrihet, 14 gjeneralë u takuan në një restorant në afërsi të Bllacës në Maqedoninë e Veriut.

Ishin këta përfaqësuesit e NATO-s dhe ata të ushtrisë serbe.

E pikë takimi i tyre, ishte restorantit “Evropa ‘93”, pronë e Ramadan Sadikut.

“Një ditë kanë ardhur dy eprorë të NATO-s dhe kemi biseduar dhe kemi bërë një marrëveshje, që objektin të ua lë atyre për disa ditë. Ose më saktë, për 20 ditë dhe nuk e dija se çfarë do të bëhet aty. Me thanë që ta largoj komplet personelin, vetëm unë të mbes aty”, tregon pwr Twvw 1 Ramadan Sadiku, pronar i restorantit.

Kur të gjithë u larguan, hapësira e restorantit u mbush me ushtarakë.

I vetmi që u lejua të qëndrojë, ishte pronari i restorantit.

“Unë jam i vetmi shqiptar, do të thotë edhe nga Maqedonia edhe nga Kosova që kam marrë pjesë në ato bisedime, por kam marrë pjesë në mënyrë indirekte, si pronar i restorantit. Kanë qenë 14 persona që kanë bërë marrëveshje, 7 nga pala e NATO-s dhe 7 nga pala e ushtrisë serbe”, thotw Sadiku.

Takimi i 6 qershorit të vitit 1999, filloi me disa orë vonesë.

Kjo pasi pala serbe refuzonte të hynte në një restorant me pronar shqiptar.

Por, insistimi i forcave veri-atlantike, bëri që takimi të filloi, ani pse me tri orë vonesë.

Pronari i restorantit, Ramadan Sadiku, mban mend sjelljen e përfaqësuesve serb, kur flitej që NATO të hynte në Kosovë.

“Fillimi i bisedave kanë qenë shumë të ashpërsuar, mendoja që nuk do të merren vesh, shkojshin në drejtim të acarimit, më shumë u frikësojsha pasi jashtë restorantit ishin ushtritë e dy anëve, do të thotë përballë restorantit ishte ushtria serbe dhe rreth e përqark ishte ushtria e NATO-s. Oficerët brenda restorantit kishin lidhje direkte me ushtritë e veta dhe çdo bisede që u bënte brenda, u transmetojke jashtë. Dita e parë ka shkuar krejt me nervozizëm”, shprehet ai.

Në këtë formë, kaluan tri ditë bisedime.

Me 9 qershor, NATO kishte fituar avantazhin në tryezë, me çka kishin ndërruar edhe pozicionet.

“Filloi edhe gjenerali i NATO-s, Mike Jackson, të iu kërcënohet serbeve, ai u thoshte që doni ju apo jo, ne do të futemi në Kosovë. Është më mirë që të bëjmë bisedë të qetë e të merremi vesh. Ditën e tretë u përgatitën aq tepër, saqë mendova që do të kërcas në njërën anë”, tregon Sadiku.

Njeriu që ngritjen në pushtet e filloi në një ballkon të Fushë Kosovës, fundin e shënoi në një lokal me pronar shqiptar në Bllacë.

“Unë e kam ndje vetën shumë krenar, që kapitullimi i Millosheviqit filloi nga objekti im. Edhe sot e kësaj ditë e kam krenarinë që komplet ushtria kriminele serbe, filluan të kapitullojnë nga objekti im”, shprehet Sadiku.

E ajo çka u bisedua në pronën e shqiptarit, u finalizua në Kumanovë.

Marrëveshja ushtarako-teknike e Kumanovës, bëri që Serbia ta filloi tërheqjen e trupave nga Kosova.

E tri ditë më pas, forcat e NATO-s hynë në territorin e Kosovës.

Por, në 25 vjetorin e këtyre ngjarjeve, restoranti i shqiptarit ku filloi e gjitha kjo, ka mbetur në harresë.

Tags: kapitullimi i Millosheviqitrestoranti i shqiptarit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në Emergjencë njëra nga të plagosurat në Podujevë ku mbrëmë u vra një burrë

Kur mund të zgjedhet Kryeprokurori i ri i Shtetit?

Kur mund të zgjedhet Kryeprokurori i ri i Shtetit?

37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot kryesisht i vranët të hënën

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në Emergjencë njëra nga të plagosurat në Podujevë ku mbrëmë u vra një burrë

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti i mbrëmshëm në aksin rrugor Vlorë–Kotë

​Dardanët nisin përgatitjet, Foda flet sot në konferencë për media

​Dardanët nisin përgatitjet, Foda flet sot në konferencë për media

Kur mund të zgjedhet Kryeprokurori i ri i Shtetit?

Kur mund të zgjedhet Kryeprokurori i ri i Shtetit?

37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot kryesisht i vranët të hënën

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën