TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Temperaturat e larta në Kosovë shqetësojnë bujqit, ekspertët shpjegojnë për dëmet që pësojnë të mbjellat

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Temperaturat e larta në Kosovë shqetësojnë bujqit, ekspertët shpjegojnë për dëmet që pësojnë të mbjellat

Temperaturat që po mbretërojnë në ditët e fundit, mbi 30 gradë Celsius, kanë nisur t`i shqetësojnë bujqit. Ata druajnë se i nxehti i madh do t`ia humbë peshën specifike grurit. Andaj, vlerësohet se mund të ketë ulje të prodhimit të grurit nga 20 deri në 30%.

Profesori Universitar i Bujqësisë, Imer Rusinovci, tha se nga kjo, mund të kemi ulje të prodhimit nga 20 deri në 30%. “Kjo dukuri përkon me stërpjekjen e grurit ose pjekjen e dhunshme, që quhet vala e nxehtë dhe zakonisht koincidon me reduktim të prodhimit për 20 deri në 30%, varësisht se sa zgjatë kjo ngrohje”, tha për RTK, Rusinovci.

Fermeri Valon Vehapi, i cili këtë vit ka të mbjellë me grurë afër 80 hektarë, ngre shqetësimin se nëse ditëve në vijim temperaturat janë të larta, gruri mund ta humbë peshën specifike.

“Në bujqit çka lutmi, gjatë tërë vitit ne lutemi që mos të kemi fundin e majit dhe fillimin e qershorit, ngritja e temperaturave, për arsye se qetash këto ditë, i ka që nga 25 maji, deri me 10 qershor dikund kur gruri e mbush kokrrën, e plotëson, nëse temperaturat janë mbi 30 gradë , gruri fillon edhe e ngut procesin edhe bëhet rrudhja e kokrrës”, tha ai.

Shqetësimin e njëjtë e ka edhe fermeri tjetër, Mehdi Bresilla, i cili ka 4.5 hektar sipërfaqe të mbjella me grurë.

“Unë pres, nëse  kushtet normale pres t’i marrë 7500-8000 kg për hektar, po kjo nuk do të ndodhë, sepse nuk do të kemi rendiment fare ose 1000-2000 kg kualitet shumë të dobët edhe krejt kokrra e grurit ka me u shterrë edhe ka me shku bashkë me frymë”, tha ai.

Sipas parashikimit të motit, java në vazhdim do të arrijë temperatura rreth 30 gradë. Instituti Hidrometeorologjik po ashtu thekson se shkalla e avullimeve është e lartë dhe në këto temperatura të larta edhe humbjet e sasive të lagështisë të cilat u formuan si rezerva gjatë muajit maj janë duke humbur, mesatarisht 5 litra për metër katrorë, gjë që edhe kushtet agrometeorologjike thuhet se janë duke u keqësuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Këto janë 6 rastet ku policia gjeti armë e municion në veri

Këto janë 6 rastet ku policia gjeti armë e municion në veri

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për “vrasje të rëndë” në Prishtinë

Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon presidentin

Kurti konfirmon kontaktet me LDK-në për presidentin: Jemi në komunikim

27 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

27 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

Këto janë 6 rastet ku policia gjeti armë e municion në veri

Këto janë 6 rastet ku policia gjeti armë e municion në veri

DISTRIA KRASNIQI NË FINALE TË EVROPIANIT TË XHUDOS

DISTRIA KRASNIQI NË FINALE TË EVROPIANIT TË XHUDOS

Detaje nga vdekja 19-vjeçares shqiptares në Greqi, si u braktis nga miqtë në hyrjen e hotelit

Detaje nga vdekja 19-vjeçares shqiptares në Greqi, si u braktis nga miqtë në hyrjen e hotelit

“Mesditë”- 16.04.2026

“Mesditë”- 16.04.2026

Greva e Lufthansa shkakton anulimin e qindra fluturimeve në mbarë Gjermaninë

Greva e Lufthansa shkakton anulimin e qindra fluturimeve në mbarë Gjermaninë

Sulmet ajrore izraelite në Liban vrasin 11 persona, përfshirë fëmijë

Sulmet ajrore izraelite në Liban vrasin 11 persona, përfshirë fëmijë

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për “vrasje të rëndë” në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën