Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se objekti i vjetër i shkollës “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh, do të restaurohet tërësisht e cila do të shndërrohet në çerdhe për fëmijë.
Bulliqi tha se për realizimin e këtij projekti janë ndarë 150 mijë euro.
“Ky është objekti i vjetër i shkollës “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh. Këtë objekt nuk po e rrënojmë, por po e restaurojmë tërësisht dhe po e shndërrojmë në çerdhe për fëmijët e kësaj ane.
Për realizimin e këtij projekti kemi ndarë 150 mijë euro. Në këtë fazë janë duke u zhvilluar procedurat e prokurimit dhe për pak kohë besojmë se do të përmbyllen suksesshëm dhe të fillojnë punimet.
Po angazhohemi maksimalisht për të realizuar projekte për të gjitha moshat dhe t’i shpërndajmë investimet në të gjitha zonat e Podujevës”, ka shkruar Bulliqi në Facebook./teve1.info/