TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KQZ planifikon të ketë kamera në proceset e votimit dhe numërimit, ka kritika

Procesi i votimit dhe numërimit do të regjistrohen në mënyrë pasive nga kamerat e vendosura në vendvotime. Për këtë qëllim, KQZ ka ndarë 1.5 milionë euro.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
KQZ planifikon të ketë kamera në proceset e votimit dhe numërimit, ka kritika

Proceset zgjedhore të ardhshme, të gjitha do ta kenë risinë që kishin zgjedhjet në veri të vendit.

2 mijë e 500 kamera janë planifikuar të blihen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të cilat është paraparë buxheti prej 1 milionë e 500 mijë euro.

Këto kamera do të bëjnë regjistrimin e të gjithë aktivitetet në ditën e zgjedhjeve gjatë procesit të votimit dhe numërimit.

Sistemi i regjistrimit me kamera në vendvotime bëhet me qëllim të garantimit të sigurisë së materialeve të ndjeshme dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit, në vendvotime. Me ndihmën e sistemit të kamerave do të bëhet regjistrimi pasiv i veprimeve në vendvotim. Regjistrimi mund të përdoret më pas për verifikimin e pretendimeve për shkelje të procedurave.

Funksionalizmi i kamerave po shihet si mundësi e mirë për shmangien e parregullsive.

“Vendosja e kamerave nëpër vendvotime do t’i evitonte në minimum mundësitë e parregullsive në proces zgjedhor, dhe parregullsitë do të rezultonin në aspektin njerëzor, në aspektin e numërimit të votave ku mund të ketë parregullsi, me apo të paqëllimshme, por të cilat mund të korrigjohen në qendrën e numërimit”, ka thënë juristi Anton Nrecaj, nga instituti Clard.

Mirëpo, ka kritika për mënyrën e vendosjes strategjike të kamerave përbrenda hapësirave ku zhvillohet procesi i votimit.

“Me vendosjen e kamerave ku vërehet votuesi nga pjesa e pasme, pra nga shpina, mund të ndikojë në perceptimin e tyre se fshehtësia e votës nuk është duke u respektuar. Me ç’rast kjo mund të ndikojë edhe në uljen e besimit të publikut, por më së keqi mund të ndikojë në demotivimin e votuesve për të marrë pjesë, shprehet Eugen Cakolli nga KDI.

Për evitimin e problemeve potenciale me këto kamera, janë kërkuar përkrahje teknike në teren, të cilat do të jenë në vendin e ngjarjes, jo më shumë se 30 minuta pas pranimit të thirrjes.

Tags: kameraKQZ
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet municion në varrezën masive në fshatin Kalludër të Zubin-Potok

Gjendet municion në varrezën masive në fshatin Kalludër të Zubin-Potok

Vazhdojnë punimet ne projektin rrugor, Livadhet e Istogut-Mokna

Vazhdojnë punimet ne projektin rrugor, Livadhet e Istogut-Mokna

Në kërkim të fatit të të pagjeturve – Për të katërtën ditë vazhdojnë gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut

Në kërkim të fatit të të pagjeturve – Për të katërtën ditë vazhdojnë gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut

Haxhiu takon nënkryetarët e partive parlamentare, diskutohet për seancën konstituive

Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Si u pa rivaliteti politik brenda LDK-së?

Si u pa rivaliteti politik brenda LDK-së?

Smajlaj: Abdixhiku e Osmani po përgatiten për t’i larguar disa figura të rëndësishme nga LDK

Smajlaj: Abdixhiku e Osmani po përgatiten për t’i larguar disa figura të rëndësishme nga LDK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën