Dalje e ulët e qytetarëve në zgjedhjet lokale është shënuar të dielën në dy komunat e banuara me shumicë shqiptare në Serbi, Preshevë e Bujanoc.
Gazetarja e Tëvë1, Fetije Kamberi e cila ka përcjellë procesin zgjedhor gjatë ditës atje, ka bërë të ditur sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor, në Komunën e Preshevës për të votuar kanë votuar rreth 30 për qind.
Ajo ka thënë se procesi zgjedhor kryesisht ka qenë i qetë.
Dalje e vogël në zgjedhje ka qenë edhe në Bujanoc.
Presheva i 43500 votues që kanë votuar në 37 qendra të votimit për 39 mandate.
E në Bujanoc kanë mund të votojnë 43046 votues, që kanë votuar në 59 vendvotime për 41 mandate.
Në Preshevë në garë janë 6 subjekte shqiptare dhe një subjekt serb.
Në Bujanoc ndërkaq po garojnë 4 subjekte të shqiptarëve, 4 të serbëve dhe 1 subjekt që udhëhiqet nga minoriteti rom.