Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident në Mitrovicë mes një veture dhe motoçikletës, ku ka mbetur i vdekur një 26 vjeçar. Familja sot kishte hapur dyert për të pame, mirëpo të njëjtit nuk ishin në gjendje të flasin para kamerës. Në lidhje me rastin, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë detaje shtesë.
Ishte duke e dërguar me motoçikletë porosinë që mori gjatë orarit të punës.
Por, gjatë rrugës 26 vjeçari Ç.S u aksidentua me një veturë pikërisht në këtë vend në lagjen Shipol të Mitrovicës.
Nga plagët që mori i riu ndërroi jetë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot, rreth orës 19:30, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Mitrovicë ka ndodhur një aksident në mes të një veture me targa vendore dhe një motoçiklete. Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.
Ndërkaq, personi që dyshohet që ka shkaktuar këtë aksident, është arrestuar.
Për këtë dha detaje, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Për rastin është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim një person me inicialet A.P me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik me pasojë vdekje. Për të njëjtin Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë ditës së sotme ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha zëdhënsi i prokurroisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
Familja kishte hapur dyert për të pame.
Por të njëjtit nuk ishin në gjendje të flasin para kamerës.
Varrimi është bërë gjatë së martës në kohë të ikindisë.
Për rastin ka reaguar edhe ish kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri duke i shprehur ngushëllim familjes të së ndjerit.