TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Projektligj Kundër Femicidit

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Projektligj Kundër Femicidit

Një projektligj kundër femicidit, planifikon që ta përgatisë Ministria e Drejtësisë. Një ligj i tillë që do të trajtojë vrasjet e grave vetëm pse janë gra, vlerësohet se do të ketë efekt në vetdijësimin ndaj kësaj dukurie dhe parandalimin e këtyre rasteve.

Vrasjet e fundit të grave tronditën Kosovën.

Në reagimet ndaj këtyre rasteve, shpeshherë u përmend fenomeni i femicidit.

Për këtë çështje, Ministria e Drejtësisë ka filluar punën për hartimin e projektligjit kundër femicidit.

Kjo iniciativë legjislative po vlerësohet si shumë e nevojshme dhe e rëndësishme nga Rrjeti i Grave të Kosovës, që janë pjesë e grupit punues.

“Femicidi për me sqaru, është vrasje e grave vetëm për faktin se ato janë gra. Duke u bazuar në shtetet të cilat e kanë bërë këtë praktikë, pra që e kanë penalizuar femicidin, është parë një rritje e vetdijes tek qytetarët për vrasjen e grave. Është parë si një formë e mirë për të parandaluar vrasjet dhe për të vënë theksin tek vrasjet e grave. Andaj po shpresojmë që kjo nismë do ta ketë këtë efekt, që të rritet vetdija për format e ndryshme të dhunës që përjetojnë gratë, çfarë ka rezulatuar shpeshherë edhe me vrasjen e tyre. Në anën tjetër, edhe një ushtrues potencial i dhunës ta kuptojë që ne si shtet e trajtojmë me seriozitetin dhunën dhe vrasjet e grave”, ka thënë Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës.

Mirëpo, ka edhe mendime që Ministria e Drejtësisë do të duhej të fokusohej dikah tjetër.

Pasi në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut thonë që kjo çështje po shfrytëzohet për qëllime elektorale.

“Ministria e Drejtësisë do të ishte më mirë të bëntë një infraskturë parandaluese për shtimin e dhunës ndaj femrave, apo ligji të forcohet në zbatimin e tij, se sa të shpikë terme të reja, të cilat kryesisht i bënë duke luajtur me anën emocionale të femrave, për vota dhe për manipulime politike. Domethënë tash për tash s’kemi ligj për femicid dhe asnjë vendim të gjykatës që thotë se dikush është vrarë pse është femër”, u shpreh behxhet Shala nga KMDLNJ.

Grupi punues është përcaktuar përmes një vendimi të ministrisë, i cili pritet që punimet t’i fillojë së shpejti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të premten mbahet protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës

Të premten mbahet protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës

Guvernatori i BQK-së takoi misionin e FMN-së

Guvernatori i BQK-së takoi misionin e FMN-së

Haradinaj në ShBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO

Haradinaj në ShBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO

Dy persona të armatosur grabisin 1000 euro në një market në Ferizaj

Persona të armatosur kryejnë grabitje në Prizren

Ferizaj paralajmëron transferimin e radhës, është nga Nigeria

Ferizaj paralajmëron transferimin e radhës, është nga Nigeria

Fenerbahce falënderon Erdoganin për transferimin e Ngolo Kantes

Fenerbahce falënderon Erdoganin për transferimin e Ngolo Kantes

20 transferet më të shtrenjta të afatit kalimtar dimëror 2026

20 transferet më të shtrenjta të afatit kalimtar dimëror 2026

Emocionet e gjysmëfinales, sonte dy ndeshjet e para të Kupës së Kosovës

Emocionet e gjysmëfinales, sonte dy ndeshjet e para të Kupës së Kosovës

Të premten mbahet protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës

Të premten mbahet protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës

Legjenda e Manchester United përzgjedh dy transferimet më të suksesshme, njëri ndër ta Granit Xhaka

Legjenda e Manchester United përzgjedh dy transferimet më të suksesshme, njëri ndër ta Granit Xhaka

Guvernatori i BQK-së takoi misionin e FMN-së

Guvernatori i BQK-së takoi misionin e FMN-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën