Një foshnje rreth një muaj e gjysmë është dërguar të enjten pa shenja jete në QKMF-në e Istogut.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion
“Fsh. Rakosh – Istog. Në QKMF është sjellë pa shenja jete një foshnje e moshës rreth një muaj e gjysmë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.