TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez

Një sërë ngjarjesh që kanë dalë në dritë së fundmi dëshmojnë se Jennifer Lopez mund të jetë ylli i preferuar i shumëkujt, por nuk është një prani aq e këndshme.

Ylli latin shquhet për vrazhdësinë e saj, pasi shpeshherë është sjellë keq, qoftë me stafin e saj, qoftë me punëtorët e tjerë që ka takuar. Një shembull tipik është incidenti më i fundit, i përshkruar nga një stjuardesë greke në TikTok për këngëtaren.

Sipas përshkrimit të saj, ylli Latin gjatë fluturimit ishte mosrespektuese ndaj ekuipazhit dhe çdo personi tjetër. Në videon e saj, stjuardesa me emrin miss_eirini zbuloi se për shkak të këngëtares, punonjësve të kompanisë ajrore të caktuar u është dashur shumë kohë për të zbritur nga avioni. Arsyeja ishte se Lopez nuk mund të gjente rrobat që i pëlqenin para se të zbriste nga avioni.

Stjuardesa tha në TikTok: Ajo ndodhej në klasin e parë, mbylli derën dhe nuk kontaktoi me asnjë. Madje nuk kishte dëshirë që ta shihte askush, pavarësisht se të gjithë kanë qenë të emocionuar që kishin një personazh të famshëm në avion. Zakonisht, kur mbaroja shërbimin, kaloja së bashku me ndonjë koleg në klasin e parë për të takuar personazhin e famshëm për të bërë një foto. Të njëjtën gjë bëmë edhe me JLo. Kishte një sjelle shumë të keqe me stafin.

I pyetëm se çfarë ndodhi, ata na thonë “ajo është e çuditshme, nuk do që ne ta shikojmë, nuk do që ne të flasim me të, as nuk do që ta pyesim se çfarë do të hajë dhe çfarëdo komunikimi. Por nuk mbaron me kaq, sepse kur mbërritëm në Dubai, nuk po dilnim nga avioni. Kishim udhëtuar për 16 orë nga New York në Dubai dhe ishim të lodhur dhe sfilitur. Pritëm 1 orë e gjysmë dhe pyetëm stafin e JLo se çfarë po ndodh, po nuk po dalim nga avioni.

Stafi tha se ajo po ndërronte rrobat shpesh herë dhe nuk ishte gati të zbriste. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe ajo nuk foli fare dhe ekuipazhi vetëm e priti atë. Ajo po ndërronte rrobat sikur të ishte në shtëpi. Do të më thuash të paguaj kaq shumë para. Dhe unë do t’ju them se nuk është një avion privat, së pari, dhe së dyti, nëse ndonjë pasagjer tjetër do ta bënte këtë, ne do të thërrisnim sigurinë dhe policinë!

Një tjetër incident me asistenten e Jennifer Lopez dëshmon se pavarësisht famës dhe talentit, këngëtarja nuk ka sjellje. Në një video që u bë virale në internet gjashtë vjet më parë, JLo shihet duke ecur në rrugët e Nju Jorkut përkrah asistentes së saj dhe një burri. Papritur, ajo ndalon, i thërret gruas dhe i pështyn në dorë çamçakëzin që po përtypte, ndërsa vazhdon të bisedojë me një burrë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ashtu siç pritej, sjellja e saj nuk kaloi pa u vënë re nga publiku, i cili e quajti atë “të pasjellshme” dhe “të neveritshme”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Madonna rikthehet në Coachella pas 21 vitesh, por performanca e saj nuk do të jetë në skenën kryesore

Madonna rikthehet në Coachella pas 21 vitesh, por performanca e saj nuk do të jetë në skenën kryesore

Dua Lipa në krye të Coachella 2027, thyen një rekord historik

Dua Lipa në krye të Coachella 2027, thyen një rekord historik

Bebe Rexha arrin sukses të ri me “New Religion”

Bebe Rexha arrin sukses të ri me “New Religion”

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Parashikimi i motit për sot

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën