TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bislimi takohet me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, kërkon përkrahje në anëtarësimin në KiE

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Bislimi takohet me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, kërkon përkrahje në anëtarësimin në KiE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi sot është takuar me Ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó

Sipas komunikatës së Qeverisë, temë diskutimi ka qenë fuqizimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe rritja e bashkëpunimit.

Bislimi e ka falënderuar ministrin Szijjártó për mbështetjen e Hungarisë ndaj Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

“Ai veçoi përkrahjen në procesin e liberalizimit të vizave, në pranimin e Republikës së Kosovës si pjesë e UEFA-s gjatë Konferencës së Budapestit në vitin 2016, e cila trasoi rrugën edhe drejt anëtarësimit tonë në FIFA si dhe votën pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO në vitin 2015. U vlerësua lartësisht dhe kontributi i vazhdueshëm i kontigjentit hungarez brenda KFOR-it, në ruajtjen e paqes e sigurisë në vend dhe rajon”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, temë tjetër thelbësore ka qenë rëndësia e integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Rrugëtimi i Kosovës në procesin e integrimit evropian ishte tjetër pikë thelbësore e bisedave mes palëve. Teksa u theksua bashkarisht rëndësia e integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, zëvendëskryeministri nënvizoi angazhimin e vendit tonë në përmbushjen e kritereve, standardeve dhe agjendës së reformave në këtë proces, përfshirë përgatitjet sa i përket Planit të Rritjes, finalizimit të prioriteteve dhe listës së reformave indikative”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Derisa, Bislimi ka rikujtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, ku ka kërkuar përkrahjen e secilit shtet për mbështetje drejt institucioneve ndërkombëtare.

“Më tej, zëvendëskryeministri Bislimi rikujtoi aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar nevojën tashmë për ecjen tutje në hapa konkret dhe pritjet që Kosova ka edhe nga Presidenca e ardhshme hungareze e Këshillit të BE-së në trajtimin meritor të aplikimit tonë. Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi dhe rëndësinë e anëtarësimit tonë në Këshillin e Evropës e ku kërkoi përkrahjen nga secili shtet që e ka njohur Republikën e Kosovës dhe që e mbështet integrimin tonë drejt institucioneve kryesore ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Në fund, zëvendëskryeministri ka falënderuar ministrin Szijjártó për mikpritjen dhe pikëpamjet e shkëmbyera./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Thyen disa lokale, arrestohen tre persona në Mitrovicë për vjedhje të rëndë

Nis takimi inaugurues i Bordit të Paqes, merr pjesë presidentja Osmani

Nis takimi inaugurues i Bordit të Paqes, merr pjesë presidentja Osmani

Një nga prokurorët kryesorë të gjyqit ndaj Millosheviqit viziton Reçakun

Një nga prokurorët kryesorë të gjyqit ndaj Millosheviqit viziton Reçakun

LDK triumfon në balotazh në pesë Komuna

LDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Rita Ora në mbështetje të Bebe Rexhës, i promovon këngën ‘Çike Çike’

Rita Ora në mbështetje të Bebe Rexhës, i promovon këngën ‘Çike Çike’

LDK triumfon në balotazh në pesë Komuna

LDK në ora 17:00 mban konferencë për media

​Thirrje që urgjentisht të forcohet siguria hekurudhore në Kosovë

​Thirrje që urgjentisht të forcohet siguria hekurudhore në Kosovë

​Buxheti i Prishtinës përfshihet në projekt-buxhetin 2026

​Buxheti i Prishtinës përfshihet në projekt-buxhetin 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën