TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Maqedonia e Veriut nuk e arrin kuotën ligjore për përfaqësimin e grave në Kuvend

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Maqedonia e Veriut nuk e arrin kuotën ligjore për përfaqësimin e grave në Kuvend

Rezultati i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit, ka siguruar 41 ulëse për gratë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, kundrejt 79 ulëseve për burrat nga 120 sa ka gjithsej ky institucion.

Më shumë se gjysma e deputeteve, edhe atë 23, janë nga VMRO DPMNE-ja, e cila doli fituese në zgjedhjet parlamentare duke siguruar 58 deputetë.

Përderisa partitë shqiptare të grumbulluara në dy taborë, Fronti Evropian që siguroi 19 mandate dhe partitë opozitare të grumbulluara në koalicionin VLEN që siguroi 13 mandate, do të përfaqësohen vetëm nga 8 gra – pesë nga Fronti Evropian dhe tri nga koalicioni VLEN.

Lidhja Social- Demokrate, e cila siguroi 18 mandate, do të përfaqësohet nga 7 gra.
Nëse do të rritet numri i grave në institucionin ligjvënës, varet nëse bartësit e listave bëhen pjesë e Qeverisë dhe me këtë vendet e zbrazëta zëvendësohen me emrat që pasojnë në listë.

Në bazë të Ligjit për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, 40 për qind e ulëseve janë të garantuara për gratë, përkatësisht sipas ligjit duhet të jenë 48 vende nga 120 aq sa ka Kuvendi.

Numri më i ulët i deputeteve në Kuvend, me gjithë garancitë ligjore, është pasojë e renditjes nga partitë politike që gratë i vendosin në listë në çdo të tretën pozitë, kurse në bazë të metodës së D`Hontit, fituese dalin vendet e para.

Aktivistet për të drejtat e grave thonë se gratë në Kuvend duhet të jenë më të zëshme për sa i përket artikulimit të çështjeve që prekin interesat e grave.

“Deri më sot kemi pasur shembuj të mirë, por kemi pasur edhe gra që për fat të keq që i janë bindur partisë, në përgjithësi kanë ndjekur porositë e partisë. Në këtë përbërje të zgjedhurat e popullit do të kisha dashur që të veprojnë në formë të pavarur në të mirë të interesave të grave në mënyrë që të gjithë ne të përfitojmë nga pozita që ua kemi dhënë si deputete”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Rita Beadini nga platforma Mollëkuqja, që në fokus ka mbrojtjen e të drejtave të grave.

Në bazë të Ligjit për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, 40 për qind e ulëseve janë të garantuara për gratë, përkatësisht sipas ligjit duhet të jenë 48 vende nga 120 aq sa ka Kuvendi.

Numri më i ulët i deputeteve në Kuvend, me gjithë garancitë ligjore, është pasojë e renditjes nga partitë politike që gratë i vendosin në listë në çdo të tretën pozitë, kurse në bazë të metodës së D`Hontit, fituese dalin vendet e para.

Aktivistet për të drejtat e grave thonë se gratë në Kuvend duhet të jenë më të zëshme për sa i përket artikulimit të çështjeve që prekin interesat e grave.

“Deri më sot kemi pasur shembuj të mirë, por kemi pasur edhe gra që për fat të keq që i janë bindur partisë, në përgjithësi kanë ndjekur porositë e partisë. Në këtë përbërje të zgjedhurat e popullit do të kisha dashur që të veprojnë në formë të pavarur në të mirë të interesave të grave në mënyrë që të gjithë ne të përfitojmë nga pozita që ua kemi dhënë si deputete”, thotë Rita Beadini nga platforma Mollëkuqja, që në fokus ka mbrojtjen e të drejtave të grave.

Tags: kuvendiMaqedonia e Veriutpërfaqësimi i grave
ShareTweet

Postime të ngjashme

Reagim i ashpër nga vendet myslimane ndaj përpjekjes izraelite për aneksim të Bregut Perëndimor

OKB: Izraeli po ndërmerr “hapa të shpejtë” për të ndryshuar demografinë e Bregut Perëndimor

Qeveria e Gazës thotë se 288 persona kaluan kufirin e Rafahut që nga rihapja e pjesshme

Qeveria e Gazës thotë se 288 persona kaluan kufirin e Rafahut që nga rihapja e pjesshme

20 persona humbin jetën nga stuhia tropikale në Madagaskar

20 persona humbin jetën nga stuhia tropikale në Madagaskar

Dy fëmijë të vrarë nga sulmi me dron në një xhami në Kordofan të Sudanit

Dy fëmijë të vrarë nga sulmi me dron në një xhami në Kordofan të Sudanit

Hamza kritikon ekspozenë e Kurtit: Premtime pa bazë, PDK do të mbrojë interesin e qytetarëve

Hamza kritikon ekspozenë e Kurtit: Premtime pa bazë, PDK do të mbrojë interesin e qytetarëve

Ndryshimet që prezantoi Kurti në kabinetin qeveritar

Ndryshimet që prezantoi Kurti në kabinetin qeveritar

Haradinaj kritikon Kurtin për krizën energjetike: Kosova të lutet që dimri të jetë i butë

AAK-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm për zgjedhjet e brendshme

Kurti premton 1 miliard euro investime në mbrojtje dhe prodhim dronësh luftarakë

Kurti premton 1 miliard euro investime në mbrojtje dhe prodhim dronësh luftarakë

Nis seanca për formimin e Qeverisë së re, Kurti mandatar

Këta janë emrat e propozuar për Qeverinë Kurti III

Kurti propozon kabinetin qeveritar

Kurti propozon kabinetin qeveritar

Kurti nis ekspozenë Kuvend, përmend procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kurti nis ekspozenë Kuvend, përmend procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën