TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Fshati Gremnik mbetet në terr, banorët të shqetësuar për fëmijët

Fshati Gremnik i cili gjendet jo shumë larg metra larg qendrës së Klinës ka mbetur pa ndriçimi publik. Ata kanë mbetur në terr, gjë e cila po i shqetëson banorët e këtij fshati. Nga komuna e Klinës thonë se janë në pritje që KEDS të ndërroj shtyllat elektrike që të fillojnë me shtrirjen e rrjetit elektrik.

by Doresa Geci
2 vjet ago
0
A A
Fshati Gremnik mbetet në terr, banorët të shqetësuar për fëmijët

Tash e sa kohë banorët e fshatit Gremnik të Klinës janë duke u përballur me mungesë të ndriçimit publik.

Ndonëse ky fshat nuk gjendet shumë metra larg qendrës së qytetit, banorët e këtij fshati kanë mbetur në terr.

Ani pse kanë bërë disa herë kërkesë tek pushteti lokal, atyre ende nuk iu është bërë një zgjidhje.

“Sa përket ndriçimit publik ne kemi bërë disa herë kërkesa, që ajo të kryhet para disa fshatrave, edhe me marr në aspektin real është dashtë këtu tek ne, se jemi lagje e Klinës, mirëpo ka dështuar sepse kërkesat tona kur kanë qenë të vendosen shtyllat elektrike kanë qenë, që të vendosen në shtyllat të veta personale mirëpo ndriçimi nuk ka mundur në ato shtylla,tash ata bëjnë kërkesë që të bëhet në shtylla betonit, mirëpo të na nuk kanë qenë shtyllat e betonit, janë të reduktime në disa pjesë”, thotë një banor i fshatit Gremnik.

Madje Destan Rudi i cili është anëtar i këshillit të fshatit,Gremnik, thotë se për shkak të situatës po kërkojnë që gjatë natës të mos ketë lëvizje.

“Ne po sugjerojmë gjithnjë që të mos ketë lëvizje të panevojshme, nëse ka nevojë tek fëmijët duhet të ketë përcjellje, përndryshe kemi qenë endacak bukur shumë”, thotë Rudi.

E Kimete Godanci, për shkak të rrezikut thotë se detyrohet që të fëmijët të marrë nga shkolla në ndërrimin e pasdites.

“Vetëm në dritë se si bahet pak si terr nuk dalin se terr, i çojmë në shkollë e marrim”, tha Godanci.

Edhe banorët tjerë të fshatit e shohin shqetësuese mungesën e ndriçimit publik.

“Për neve si banor të fshatit mungesa e ndriçimit publik, është  shumë shqetësuese sepse në mbrëmje po bëhet shumë errësirë dhe dalin njerëzit me ec edhe shumë terr ose tuten nga qentë ose ndonjë send tjetër”, thotë Hamëz Gashi.

Nga Komuna e Klinës kanë treguar se kur pritet të bëhet  shtrirja e rrjetit të ndriçimit publik në këtë fshat.

“Ne nga KEDS-i kemi marrë informacione zyrtare se brenda një kohe të shkurtër kjo kompani do të fillojë projektin për ndërrimin e shtyllave elektrike në fshatin Gremnik, çka na ka pamundësuar që të fillojmë investimet për shtrirjen e rrjetit të ndriçimit publik në këtë fshat për shkak se do të krijoheshin kosto financiare më të mëdha për komunën. Në momentin që projekti i KEDS-it të përfundojë komuna e Klinës do të fillojë projektin për shtrirjen e rrjetit të ndriçimit publik në këtë fshat”, tha këshilltari politik, Mirsad Dakaj.

Deri sa KEDS-i të ndërrojë shtyllat elektrike, banorët e këtij fshati do të mbesin në terr.

Tags: GremnikKedsterr
ShareTweet

Postime të ngjashme

13 të burgosur në Smrekonicë përfundojnë programin “Menaxhimi i Zemërimit”

13 të burgosur në Smrekonicë përfundojnë programin “Menaxhimi i Zemërimit”

Kërkohet paraburgim për mësimdhënësen që dyshohet se mashtroi me subvencione

Dyshohen për skema piramidale e bixhoz të paligjshëm, kërkohet paraburgim për 5 persona në Malishevë

A po shuhet AKR-ja?

A po shuhet AKR-ja?

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj bën thirrje për unitet politik: Ta çojmë Kosovën drejt normalitetit

13 të burgosur në Smrekonicë përfundojnë programin “Menaxhimi i Zemërimit”

13 të burgosur në Smrekonicë përfundojnë programin “Menaxhimi i Zemërimit”

Kërkohet paraburgim për mësimdhënësen që dyshohet se mashtroi me subvencione

Dyshohen për skema piramidale e bixhoz të paligjshëm, kërkohet paraburgim për 5 persona në Malishevë

A po shuhet AKR-ja?

A po shuhet AKR-ja?

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj bën thirrje për unitet politik: Ta çojmë Kosovën drejt normalitetit

Mavriqi nga Kamenica: Për herë të parë pritet të bëhet Muzeu i Natyrës, ëndërr e imja e kamotshme

Mavriqi nga Kamenica: Për herë të parë pritet të bëhet Muzeu i Natyrës, ëndërr e imja e kamotshme

Buta: Dy-tre muaj para se të ndodhte vrasja, kemi pasur kërcënime të vazhdueshme nga viktima

Premtuan grant bujqësor, përfunduan të dënuar për mashtrim në Ferizaj

Osmani takon ambasadorin italian, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Osmani takon ambasadorin italian, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën