TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjashtë të plagosur nga sulmet ruse me dronë në Ukrainë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Gjashtë të plagosur nga sulmet ruse me dronë në Ukrainë

Të paktën gjashtë persona janë plagosur si rezultat i sulmeve me dronë që Rusia kreu gjatë natës në rajonin verilindor ukrainas të Harkivit dhe atë qendror të Dnipropetrovskit, thanë zyrtarët rajonalë.

Forcat ajrore ukrainase thanë më 4 maj se 13 dronë të lëshuar nga Rusia janë rrëzuar, por zyrtarët rajonalë thanë se nga fragmentet e dronëve të rrëzuar u plagosën qytetarë dhe u dëmtua infrastruktura kritike, si dhe ndërtesat tregtare dhe rezidenciale.

Guvernatori i Harkivit, Oleh Synyehubov, shkroi në Telegram, se një fëmijë 13 vjeç dhe një grua janë dërguar në spital për trajtim pas plagëve të marra gjatë sulmeve.

Ekipet emergjente kanë shuar zjarrin në një ndërtesë të goditur nga fragmentet e dronëve të rrëzuar, por situata është nën kontroll, shtoi Synyehubov.

Dy persona janë plagosur në rajonin e Dnipropetrovskit, sipas guvernatorit, Serhiy Lysak. Ai tha se tri shtëpia po ashtu janë dëmtuar, shkruan REL.

Së fundi, Rusia ka intensifikuar sulmet e saj në rajonin e Harkivit, kryeqyteti i të cilit gjendet 30 kilometra nga kufiri rus. Trupat ukrainase rimorën pjesë të mëdha të territorit të këtij rajoni vjeshtën e vitit 2022.

Harkivi është shënjestruar nga dronët dhe raketat ruse pothuajse çdo ditë për muaj të tërë, duke rritur frikën se Moska është duke planifikuar që të nisë një fushatë për ta rimarrë këtë territor.

Tags: DnipropetrovskiharkivRusia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ekipet e shpëtimit nxjerrin gjallë një roje sigurie pas tetë ditësh nga tërmetet në Venezuelë

Ekipet e shpëtimit nxjerrin gjallë një roje sigurie pas tetë ditësh nga tërmetet në Venezuelë

Gaza gjatë vitit 2025: Nga uria dhe gjenocidi drejt një paqeje të brishtë

1,000 ditë luftë në Gaza: 90 për qind e enklavës e shkatërruar, 80 për qind nën kontrollin e Izraelit

6 persona të vrarë dhe 22 të plagosur nga shpërthimi në Damask

6 persona të vrarë dhe 22 të plagosur nga shpërthimi në Damask

Qeveria gjermane prezanton reforma për ekonominë, pensionet dhe tregun e punës

Qeveria gjermane prezanton reforma për ekonominë, pensionet dhe tregun e punës

Qorrolli: Është e pandershme që opozita të vendos kushte për formimin e institucioneve

Qorrolli: Është e pandershme që opozita të vendos kushte për formimin e institucioneve

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

AUV: Nuk është marrë asnjë masë për mbylljen e subjektit që merret me përpunimin e qumështit

“Këndi i Debatit” 02.07.2026

“Këndi i Debatit” 02.07.2026

Kosova pëson nga Shqipëria

Kosova pëson nga Shqipëria

Futbollisti palestinez vritet nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës

Futbollisti palestinez vritet nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Chelsea me ofertën e dytë për Granit Xhakën

Formacionet zyrtare: Spanjë – Austri

Formacionet zyrtare: Spanjë – Austri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën