TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE-ja premton miliona euro për Gazën

by teve1
2 vjet ago
0
A A
BE-ja premton miliona euro për Gazën

Bashkimi Evropian tha se do të japë edhe 68 milionë euro për ndihmën e nevojshme humanitare për palestinezët në Gazë.

Ky territor është shkatërruar nga lufta që ka nisur mbi gjashtë muaj më parë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja – teksa Izraeli po sulmon territorin nga toka dhe ajri në kundërpërgjigje të sulmit vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Si pasojë e luftës, popullsia civile prej mbi 2 milionë banorësh e Gazës ka nevojë për ndihmë humanitare.

“Në dritë të përkeqësimit të vazhdueshëm të krizës së rëndë humanitare në Gazë dhe rritjes së kërkesave në terren për ndihmë, Komisioni Evropian po rrit fondet për të financuar mbështetjen për palestinezët e prekur nga lufta që po vazhdon”, u tha në deklaratën e BE-së.

“Kjo mbështetje bën që totali i ndihmës humanitare që BE-ja ka ofruar për palestinezët brenda Gazës dhe në mbarë rajonin më 2024 të arrijë në 193 milionë euro”.

BE-ja tha se ndihma e re do të përqendrohet në dërgesat ushqimore, ujë të pastër, strehim dhe do të dërgohet në terren përmes partnerëve lokalë.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se operacioni i Izraelit e ka shndërruar Gazën në një “ferr humanitar”, teksa është rritur frika për përhapjen e urisë.

BE-ja dhe SHBA-ja i kanë kërkuar Izraelit që të lejojnë hyrjen e më shumë ndihmave në Gazë.

Ushtria amerikane tha të enjten se do të nisë ndërtimin e një port, në mënyrë që të rriten dërgesat me ndihmë humanitare në Gazë.

Lufta në Gazë nisi pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, kur u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, teksa ofensiva e tij hakmarrëse deri më tani ka vrarë mbi 34.000 persona në Gazë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e udhëhequr nga Hamasi. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani thotë se rihapja e Ngushticës së Hormuzit është e pamundur nëse vazhdon bllokada amerikane

Irani thotë se rihapja e Ngushticës së Hormuzit është e pamundur nëse vazhdon bllokada amerikane

AARC takim në Departamentin amerikan të Shtetit: Fryma e Ohrit në rrezik, shqiptarët përballen me tolerim në vend të barazisë

AARC takim në Departamentin amerikan të Shtetit: Fryma e Ohrit në rrezik, shqiptarët përballen me tolerim në vend të barazisë

Vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë Deklaratën e Delfit

Vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë Deklaratën e Delfit

Projektligji në Mbretërinë e Bashkuar ndalon blerjen e duhanit për të gjithë të lindurit pas 2008

Projektligji në Mbretërinë e Bashkuar ndalon blerjen e duhanit për të gjithë të lindurit pas 2008

Kërçeli reagon me një video pasi Gecët thanë se ai ia ka dhënë Fatosit fjalimin për Thaçin

Kërçeli reagon me një video pasi Gecët thanë se ai ia ka dhënë Fatosit fjalimin për Thaçin

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Këto janë çmimet e reja të derivateve në Kosovë

Arrestohet ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini

Arrestohet ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini

Ngërçi në Kuvend sërish në Kushtetuese

​Kuvendi sot shqyrton në lexim të dytë Projektligjin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Arrestohen katër persona për vjedhje të cigareve elektronike

Arrestohen katër persona për vjedhje të cigareve elektronike

21 vjet më parë, videoja e parë në YouTube, si nisi revolucioni i pamjeve online?

21 vjet më parë, videoja e parë në YouTube, si nisi revolucioni i pamjeve online?

Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vushtrri

Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vushtrri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën