TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Musliu: Po të garonte vetëm Osmani nga shqiptarët, tani do të ishte në raundin e dytë

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Musliu: Po të garonte vetëm Osmani nga shqiptarët, tani do të ishte në raundin e dytë

Analisti nga Shkupi, Albert Musliu duke komentuar rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se po të kandidonte vetëm Bujar Osmani, tani ai bazuar në numrat aktual do të ishte në raundin e dytë presidencial.

Musliu ka vlerësuar se kushdo që fiton nga shqiptarët në këto zgjedhje, e ka për obligim të avancojë disa standarde të arritura për popullatën shqiptare.

“Kishte parashikime se do të jetë rezultat i pritshëm. Sipas numrave që i kemi tash, edhe pse opozita e sulmonte Frontin Europian se e pamundësojnë garimin e kandidatëve shqiptar, numrat na tregojnë se po të kishte vetëm Fronti Europian kandidat, shqiptarët do të kishin shansin që të kalonin në raundin e dytë. Në raundin e dytë gjithsesi ata do të thirreshin edhe te votat e LSDM-së apo maqedonaseve më të moderuar të cilët ia duan orientimin evropian Maqedonisë. Po të mos kishte kandiduar kandidati i opozitës shqiptare, realisht Bujar Osmani, do të ishte në raundin e dytë presidencial tani. Shqiptarët tashmë kanë arritur një stad të bashkëqeverisjes në Maqedoni. Edhe ai që do të fitojë te pala shqiptare e ka për obligim që disa standarde të arritura për popullatën shqiptare dhe komunitetet tjera në Maqedoni vetëm të avancohen, jo të shkojnë prapa” është shprehur ai në emisionin “Info Nata” në TËVË 1.

Analisti ka folur edhe për pritshmëritë e 8 majit, ku ka theksuar se dallimi që po del në vota te pala shqiptare, do të reflektohet edhe në zgjedhjet parlamentare.

“Besoj që ky dallim që është te pala shqiptare, do të reflektohet edhe në zgjedhjet parlamentare madje, mund edhe të përforcohet. Ka qytetarë që janë më të interesuar për të votuar  në raundin e dytë”, shtoi ai.

Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të shtetit. Sipas rezultateve të para të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, kandidatja e partisë opozitare, VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova, po prin bindshëm në garën për të parin e shtetit. Ndërsa Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë së Veriut ka numëruar deri më tash 81.06 për qind të votave ose 1 milion e 470 mijë e 669 për raundin e parë të zgjedhjeve të shtata presidenciale, ku Bujar Osmani nga Fronti Evropian ka 14.15 për qind, kurse Arben Taravari nga VLEN 9.99 për qind. /teve 1.info/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja: Lamtumirë shqiptar i mirë

Rama për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja: Lamtumirë shqiptar i mirë

Me 64 vota pro Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për “Lojërat Mesdhetare”

Me 64 vota pro Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për “Lojërat Mesdhetare”

Rama emëron Bujar Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtinë

Rama emëron Bujar Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtinë

Flamuri i Kosovës ngrihet në Kajro nga Federata e Peshkimit në garat ndërkombëtare

Flamuri i Kosovës ngrihet në Kajro nga Federata e Peshkimit në garat ndërkombëtare

Mbyllet sezoni për Gulerin e Militaon

Mbyllet sezoni për Gulerin e Militaon

Futboll, ndeshjet e kthimit gjysmëfinale

Futboll, finalja e Kupës më 21 maj në Prishtinë

Rama për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja: Lamtumirë shqiptar i mirë

Rama për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja: Lamtumirë shqiptar i mirë

Ndryshime të befasishme në Pentagon – Sekretari i Marinës largohet nga posti

Ndryshime të befasishme në Pentagon – Sekretari i Marinës largohet nga posti

Me 64 vota pro Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për “Lojërat Mesdhetare”

Me 64 vota pro Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për “Lojërat Mesdhetare”

Rama emëron Bujar Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtinë

Rama emëron Bujar Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtinë

Izraeli vret gazetaren libaneze, Amar Khalil

Izraeli vret gazetaren libaneze, Amar Khalil

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën