TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Suspendimi i Krasniqit, Nagavci: Mirëpres vendimin, asnjë shkelje nuk do të mbetet pa ndëshkuar

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Nagavci: Zbatimi i vendimit për Manastirin jo i drejtë, por i duhuri për momentumin

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se mirëpret vendimin e Këshillit të Etikës dhe të Rektoratit të UP-së, për suspendimin e profesorit Xhevat Krasniqi.

Nagavci tha se asnjë shkelje nuk do të mbetet pa ndëshkuar, e në veçanti rastet që kanë të bëjnë me ngacmime seksuale, përcjell teve1.info.

“Anjë shkelje nuk do të mbetet pa ndëshkuar në universitetet tona. Ashtu siç jemi zotuar se për të gjitha sjelljet që bien ndesh me normat e kodit etik dhe kuadrin normativ, në veçanti rastet e ngacmimeve seksuale toleranca do të jetë zero!  Mirëpres Vendimin e Këshillit të Etikës dhe atë të Rektorit të UP-së, Prof. dr. Qerim Qerimi. Organet përgjegjëse të Universitetit të Prishtinës, në funksion të autonomisë së tyre, e trajtuan dhe morën vendim për rastin e fundit, sepse qëllimi është i njëjtë, arsimi duhet të udhëhiqet nga kodi etikës dhe sjellja profesionale. E kundërta do të ndëshkohet gjithmonë!  Shpresoj që edhe organet e hetuesisë të veprojnë me efikasitet në trajtimin e këtij rasti”, tha Nagavci në reagimin e saj në Facebook.

Më tej ministrja ka apeluar te të gjitha institucionet arsimore, të ndërmarrin hapa për të parandaluar çfarëdo shkelje të kodit të etikës, ndërsa studentët i ka inkurajuar të denoncojnë çdo rast të tillë apo shqetësim që kanë.

“Si ministre e Arsimit jam zotuar se të gjitha rastet e denoncuara nga studentët nuk do të mbetën më në arkiva dhe zvarriten pa fund nga institucionet që kanë për detyrë t’i trajtojnë ato. Bëj apel tek të gjitha institucionet arsimore, të ndërmarrin hapa për të parandaluar çfarëdo shkelje të kodit të etikës dhe të krijojnë mjedise të sigurta, ndërsa studentët i inkurajojë të denoncojnë çdo rast të tillë apo shqetësim që kanë për të ndryshuar të gjithë së bashku sistemin arsimor”, shtoi tutje Nagavci.

Ndryshe, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marr vendim që të pezulloj nga puna profesorin Xhevat Krasniqi i cili po dyshohet për ngacmim seksual ndaj studenteve.

Xhevat Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Universitetit të Prishtinës se i kishte ngacmuar seksualisht. Ndërkohë, tash e disa ditë, Lëvizja feministë ka protestuar duke kërkuar largimin e profesorit të Fakultetit të Edukimit.

Derisa zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka konfirmuar për Tëvë1 se tashmë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar rast ndaj profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, në drejtim të veprës penale “Ngacmim seksual”./teve1.info./

Prokuroria inicion rast ndaj profesorit Krasniqi për “ngacmim seksual”

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia shpall në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen e djeshme në Pejë

Policia shpall në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen e djeshme në Pejë

Reshjet rrisin nivelin e ujit në Batllavë dhe Badoc

Reshjet rrisin nivelin e ujit në Batllavë dhe Badoc

Drenasi shtatë ditë pa ujë, Lladrovci flet për situatën pas vërshimeve

Drenasi shtatë ditë pa ujë, Lladrovci flet për situatën pas vërshimeve

​Hasan Arat nderohet me medalje presidenciale për kontributin në afirmimin ndërkombëtar të sportit të Kosovës

​Hasan Arat nderohet me medalje presidenciale për kontributin në afirmimin ndërkombëtar të sportit të Kosovës

Basketboll, Huffman më i miri i xhiros

Basketboll, Huffman më i miri i xhiros

Zeneli vendosi me zemër për Suedinë

Zeneli kërkon largimin nga Elfsborgu

Rashica kërkohet në Ligue 1 të Francës

Rashica kërkohet në Ligue 1 të Francës

Policia shpall në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen e djeshme në Pejë

Policia shpall në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen e djeshme në Pejë

Reshjet rrisin nivelin e ujit në Batllavë dhe Badoc

Reshjet rrisin nivelin e ujit në Batllavë dhe Badoc

Ekipi qipriot Apollon Limasol ofron 2 milionë euro për Korenicën

Korenica mes DC Unitedit e Apollonit

Drenasi shtatë ditë pa ujë, Lladrovci flet për situatën pas vërshimeve

Drenasi shtatë ditë pa ujë, Lladrovci flet për situatën pas vërshimeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën