TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çekia i premton Kosovës bashkëpunim në aspektin e sigurisë

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Çekia i premton Kosovës bashkëpunim në aspektin e sigurisë

Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes kanë pritur në takim delegacionin e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme dhe Sigurisë nga Republika e Çekisë.

Pas përfundimit të takimit, kryetari i komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha së bashku me kryetarin e Komisionit për punë të Jashtme dhe Mbrojtje, Pavel Fischer janë deklaruar për media.

Kryetari i komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha tha se është diskutuar për zhvillimin e mëtutjeshëm për të dy shtetet në aspektin e sigurisë.

“Faleminderit për ndihmën që na bëhet nga Republika Çeke e cila është shumë dimensionale, në aspektin diplomatik në përkrahje të Republikës së Kosovës. Kemi biseduar edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm për të dy shtetet në aspektin e sigurisë”, tha Berisha për KP.

Ndërkaq, Kryetari i Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Çekisë, Pavel Fischer tha se përpos sigurisë në vend, Kosova ka shumë projekte në të cilat do ta ndihmojë Republika e Çekisë.

Ai theksoi se Kosova dhe Çekia të dy shtetet i japin njëra-tjetrës mbështetje të vazhdueshme.

“Komisioni merret me çështjet e jashtme dhe me të sigurisë. Kemi biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ne shohim se ka shumë projekte të cilat mund të ndihmojmë për t’i dhënë atyre jetë në të ardhmen. Jo vetëm në fushën e sigurisë. Kolegët tonë na kanë lajmëruar që kanë dëshirë të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e kriminalitetit të kibernetikës ose në fushën e luftës kundër krimit të organizuar. Por edhe në bashkëpunim e mëtejshëm në mes dy ushtrive tona, sepse kryetari i ushtrisë tuaj Jashari do të vijë në Pragë për një vizitë të shkurtër edhe ne kemi diskutuar se çfarë është përmbajtja e bashkëpunimit tonë të ardhshëm. Komisioni jonë është ai që aprovon dërgimin e ushtarakëve tonë në Kosovë, siç e dini kontingjenti i ushtarëve çekë ekziston në Kosovë për shumë vite dhe sa herë diskutojmë për këtë çështje të gjithë kemi të njëjtin mendim dhe të njëjtin mbështetje për vendin tuaj. Ne jemi të mendimit që stabiliteti në Kosovë është shumë i rëndësishëm për stabilitetin në Evropë. Kosova kuadrin e politikës së jashtme e sjell në një mënyrë të shkëlqyeshme në kuadrin e shteteve të Evropës dhe kemi një mendim të qartë sa i përket politikës së jashtme”, tha Fischer.

Takimi është zhvilluar i mbyllur për media, kurse delegacioni nga Çekia gjatë ditës do të takohen edhe me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

ZKA kërkon mbi 654 mijë euro shtesë, por Komisioni nuk e miraton kërkesën

ZKA kërkon mbi 654 mijë euro shtesë, por Komisioni nuk e miraton kërkesën

AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin mikroçipa kafshëve të tyre shtëpiake

AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin mikroçipa kafshëve të tyre shtëpiake

Familjarët e argjentinases së vrarë nga Endrit Nika: Clara e mori drejtësinë, por dhimbja mbetet

Familjarët e argjentinases së vrarë nga Endrit Nika: Clara e mori drejtësinë, por dhimbja mbetet

Gjobitet 22 vjeçari nga Ferizaj, e drejtoi veturën nën masën mbrojtëse

U kap duke përdorur telefonin gjatë vozitjes, i merret leja për tre muaj shoferit të autobusit

“Këto vite ishin të vështira për familjen tonë”, – pas deklarimit të pafajësisë në Hagë, djali i Hashim Thaçit reagon me mesazh falënderimi

“Këto vite ishin të vështira për familjen tonë”, – pas deklarimit të pafajësisë në Hagë, djali i Hashim Thaçit reagon me mesazh falënderimi

Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

“Fadil Vokrri” hap dyert sonte për Dritën evropiane

“Fadil Vokrri” hap dyert sonte për Dritën evropiane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën