TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Komunat akuzojnë Qeverinë se po tenton t’i marrë një kompetencë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Qeveria mban “peng” mbi 37 milionë euro të komunave, AKK kërkon kthimin e mjeteve

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kundërshtuar ligjin e ri për kadastër, kompetencë kjo që ka qenë e deleguar te komunat që tashmë është centralizuar.

Për këtë, këshilli i kryetarëve në kuadër të Asociacionit ka rekomanduar kryetarët e komunave që mos të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje të mirëkuptimit me nivelin qendror sa i përket marrjes së kësaj kompetence derisa nuk amandamentohet ligji për financa lokale.

Kështu bënë të ditur drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili thotë se është një tendencë për marrjen e kompetencave të nivelit lokal dhe bartja e tyre në nivel qendror.

Sfidë tjetër për komunat mbetet procesi i rekrutimit të mësimdhënësve, si dhe në disa raste anashkalimi i kryetarëve të komunave gjatë vizitave të ndryshme të nivelit qendror që po bëhen në nivelin lokal.

Ibrahimi në një intervistë për KP, derisa shprehet i pakënaqur me nivelin qendror lidhur me ligjin e ri për kadastër, pasi thotë se kjo kompetencë nuk mund të merret njëherë derisa të amandamentohet ligji për financa lokale.

“Me ligjin e ri për kadastër, niveli qendror, kompetencën e cila ka qenë e deleguar te komunat e ka marrë, d.m.th kjo kompetencë tash me ligjin e ri për kadastër, është centralizuar. Neve si asociacion në grupin punues qeveritar, në hartimin e këtij ligji, e kemi kundërshtuar marrjen e kompetencës e cila ka qenë e deleguar në nivelin lokal”, thekson Ibrahimi.

Ai ka ritheksuar se asociacioni dhe kryetarët e komunave që disa kohë kanë kërkuar që ligji për financa lokale të amandamentohet, pasi me këtë ligj do të zgjidhen shumë probleme.

Ndërsa, brengë tjetër e adresuar nga kryetarët e komunave është anashkalimi i kryetarëve të komunave gjatë vizitave të ndryshme të nivelit qendror që po bëhen në nivelin lokal në përurimin e projekteve të ndryshme, apo vizitave që po bëhen në terren.

Derisa ka renditur sfidat që po ballafaqohen komunat, Ibrahimi nënvizon se procesi i rekrutimit është shumë i vështirë dhe po merr me muaj të tërë. Për këtë, ai kërkon zgjedhje urgjente nga niveli qendror.

“Procesi i rekrutimit po është shumë i vështirë dhe po merr me muaj të tërë. Gjithashtu procesi i zëvendësimit të mësimdhënësve të cilat marrin pushimin e lehonisë, dhe në këtë takim janë diskutuar mënyrat si të zgjidhet ky problem. Nga niveli qendror përgjigja ka qenë që ka probleme sa i përket këtij procesi mes Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Administratës Publike dhe Punëve të Brendshme, ku ata duhet të koordinohen në mënyrë që komunat të mos kenë këtë sfidë”, përfundon Ibrahimi.

Tags: AKKQeveria e Kosovëssazan ibrahimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bekim Sejdiu kandidati konsensual për president nga LVV e LDK

Bekim Sejdiu kandidati konsensual për president nga LVV e LDK

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Dyshohet se granatë u hodh në oborrin e një shtëpie në Prishtinë, dëmtohen dy shtëpi dhe një veturë

“Serbia vrau 72 shqiptarë katolikë, 12 prej tyre i dërgoi në xhami” – Si dështoi plani i tyre për përçarjen e shqiptarëve

“Serbia vrau 72 shqiptarë katolikë, 12 prej tyre i dërgoi në xhami” – Si dështoi plani i tyre për përçarjen e shqiptarëve

Kurti e Abdixhiku takohen në Kuvend

Kurti para takimit me Abdixhikun për presidentin: I kemi mundësitë reale

Bekim Sejdiu kandidati konsensual për president nga LVV e LDK

Bekim Sejdiu kandidati konsensual për president nga LVV e LDK

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Dyshohet se granatë u hodh në oborrin e një shtëpie në Prishtinë, dëmtohen dy shtëpi dhe një veturë

Greqia nënshkruan një marrëveshje mbrojtjeje prej 3 miliardë eurosh me Izraelin

Greqia nënshkruan një marrëveshje mbrojtjeje prej 3 miliardë eurosh me Izraelin

“Serbia vrau 72 shqiptarë katolikë, 12 prej tyre i dërgoi në xhami” – Si dështoi plani i tyre për përçarjen e shqiptarëve

“Serbia vrau 72 shqiptarë katolikë, 12 prej tyre i dërgoi në xhami” – Si dështoi plani i tyre për përçarjen e shqiptarëve

Ekipet angleze pas Ibrahimoviqit kosovar

Ibrahimoviqi i Bayernit huazohet tek Augsburgu

Irani thotë se ka sulmuar bazat amerikane në Jordani dhe Emirate pas sulmit të SHBA-së

Irani thotë se ka sulmuar bazat amerikane në Jordani dhe Emirate pas sulmit të SHBA-së

Amedspori i Hasit kundër Trabzonsporit të Salahut

Amedspori i Hasit kundër Trabzonsporit të Salahut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën