TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Ambasada e SHBA shpreh keqardhje për thirrjen e Listës Serbe për bojkot

by teve1
2 vjet ago
0
A A
​Ambasada e SHBA shpreh keqardhje për thirrjen e Listës Serbe për bojkot

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë ka komentuar dështimin e procesit të votimit për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri pas thirrjes së Listës Serbe dhe Beogradit zyrtar për bojkot nga ana e qytetarëve.

Një zëdhënësi të ambasadës së SHBA-së ka thënë se votimi i sotëm u kërkua si rezultat i përpjekjeve të suksesshme nismëtare të bëra nga qytetarët brenda kuadrit ligjor ekzistues dhe të vërtetuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ai ka thënë se qëndrimi i SHBA-së ndaj Kosovës mbetet i qartë dhe i pandryshuar: Ne mbështesim demokracinë e larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike të Kosovës dhe zgjedhjet e lira, të drejta dhe legjitime që e mbështesin atë.

“Në përputhje me kërkesat e saj ligjore, Kosova mbajti një votim për tërheqjen e kryetarëve të komunave më 21 prill në katër komunat në veri të Kosovës. Siç kanë thënë vazhdimisht ambasadori Hovenier dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane, ne besojmë se është e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të kenë aftësinë për të ushtruar të drejtën e tyre për të tërhequr zyrtarët e zgjedhur në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, nëse ata vendosin ta bëjnë këtë”, ka thënë zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Për më tepër, ai ka përkujtuar se vendet e Quint-it dhe BE-ja i kanë bërë thirrje Listës Serbe dhe aktorëve të tjerë politikë serbë të Kosovës më 10 prill që të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre për t’u tërhequr nga pjesëmarrja në këtë votim ligjor për tërheqjen e kryetarëve.

“Na vjen keq që ata nuk e bënë një gjë të tillë dhe për këtë arsye nuk i shfrytëzuan plotësisht mjetet demokratike në dispozicion të tyre sipas ligjit kosovar për të avancuar demokracinë efektive dhe përfaqësuese. Pjesëmarrja demokratike ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatave të cilave u shërbejnë. Votimi është një liri kritike e shoqërive demokratike”, ka thënë zëdhënësi i ambasadës.

Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj kanë ndjekur nga afër procesin e votimit në katër komunat në veri, duke përkujtuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u bëri thirrje të gjithë votuesve me të drejtë vote dhe se ata vlerësojnë përpjekjet e bëra nga zyrtarët zgjedhorë kosovarë për të lejuar të gjithë qytetarët kosovarë të regjistruar në katër komunat të marrin pjesë në këtë proces demokratik.

“Ne kuptojmë nga ekipet ndërkombëtare të vëzhgimit se ka pasur pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët të votuesve. Prandaj nuk ka asnjë vendim nga votuesit për të tërhequr kryetarët e komunave. Kryetarët e komunave në vend u zgjodhën dhe mbeten në vend, sipas kornizës ligjore të Kosovës”, ka përfunduar zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë në një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: S’mund të jetë në pakufi e drejta e partisë fituese për kryetarin e Kuvendit

Osmani: Thellësisht mirënjohës ndaj qytetarëve, uroj fituesin

Çeku uron kryetarin Përparim Rama për fitoren e tij në Prishtinë

Çeku uron kryetarin Përparim Rama për fitoren e tij në Prishtinë

Harta politike pas zgjedhjeve lokale, LVV e LDK fitojnë nga 7 komuna

Harta politike pas zgjedhjeve lokale, LVV e LDK fitojnë nga 7 komuna

Haradinaj thotë se kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale

AAK fiton 4 komuna në raundin e dytë

Barcelona triumfon në Celta, i afrohet Realit

Barcelona triumfon në Celta, i afrohet Realit

PSG siguron fitoren në shtesë ndaj Lyonit

PSG siguron fitoren në shtesë ndaj Lyonit

Interi fiton derbin ndaj Lazios

Interi fiton derbin ndaj Lazios

Osmani: S’mund të jetë në pakufi e drejta e partisë fituese për kryetarin e Kuvendit

Osmani: Thellësisht mirënjohës ndaj qytetarëve, uroj fituesin

Çeku uron kryetarin Përparim Rama për fitoren e tij në Prishtinë

Çeku uron kryetarin Përparim Rama për fitoren e tij në Prishtinë

Harta politike pas zgjedhjeve lokale, LVV e LDK fitojnë nga 7 komuna

Harta politike pas zgjedhjeve lokale, LVV e LDK fitojnë nga 7 komuna

Haradinaj thotë se kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale

AAK fiton 4 komuna në raundin e dytë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën