TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërstiq: Vuçiq dhe Lista Serbe do t’i tradhtojnë deri në fund serbët e Kosovës

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Kërstiq thotë se Lista Serbe asnjëherë nuk ka mbështetur interesat e komunitetit serb

Analisti serb, Branisllav Kërstiq, thotë se në amplitudën e tradhtisë të interesave të serbëve në Kosovë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, së bashku me Listën Serbe janë duke shkuar deri në fund.

Sipas tij, serbët e veriut do ta bojkotojnë votimin për largimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave veriore që pritet të mbahet të dielën, pasi kryetari i Serbisë insiston për bojkot të këtij procesi.

Në lidhje me arrestimet e qytetarëve kosovarë nga ana e Serbisë, djegies së veturave në veri, refuzimin që institucionet arsimore të shërbejnë si qendra të votimit të dielën, Kërstiq tha se e tëra është lojë e Vuçiqit dhe shfaqje e Beogradit zyrtar, që shërben vetëm për konsum të brendshëm.

Ndërkaq, sa i përket mundësisë së tensionimit të situatës dhe provokimeve apo krijimit të incidenteve nga grupe të caktuara të dielën në veri, ai theksoi se nuk do të ketë asnjë incident, sepse popullata lokale thjesht do ta injorojë këtë proces.

“Kemi tensione, është e kuptueshme dhe shumica e këtyre tensioneve janë të dirigjuara nga Beogradi zyrtar. Mirëpo, kohët e fundit, flas për gjashtë muajt e fundit, pas tragjedisë në Bajnskë, ne kemi edhe grupe me interesa politike të ndryshme të cilat bëjnë pjesë në djegien e veturave edhe të pjesëtarëve të Listës serbe, mbase ekziston opsioni që Lista Serbe vetë është duke i djegur veturat e tyre, sepse për ta dy-tre mijë euro nuk janë asgjë, për ta tensionuar veriun e vendit… Nuk do të kemi asnjë incident (të dielën)… Votimi për shkarkimin e kryetarëve do të jetë i injoruar nga popullata lokale dhe do ta kemi një atmosferë pothuajse të njëjtë sikurse kur kryeministri Kurti ka vizituar veriun e vendit’, ka thënë për KP Kërstiq.

 

Tags: Aleksander VuçiqBranislav KërstiqLista Serbe
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qymyri sjell miliona: Ku duhet të investohen?

Qymyri sjell miliona: Ku duhet të investohen?

Nesër kufizime të përkohshme për kamionët mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autostradë

Kosova dështon sërish në PISA 2025, mbetet e fundit në rajon

Kosova dështon sërish në PISA 2025, mbetet e fundit në rajon

Shkolla në Lismir të Fushë-Kosovës ende në renovim, nxënësit nisin mësimin me vonesë

Shkolla në Lismir të Fushë-Kosovës ende në renovim, nxënësit nisin mësimin me vonesë

Barcelona nis me fitore të thellë

Barcelona nis me fitore të thellë

Gjilani kthehet te fitorja, mposht Ballkanin

Gjilani kthehet te fitorja, mposht Ballkanin

Qymyri sjell miliona: Ku duhet të investohen?

Qymyri sjell miliona: Ku duhet të investohen?

Dita e 102-të e protestës në Shqipëri: Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, disa protestues bllokojnë qarkullimin

Dita e 102-të e protestës në Shqipëri: Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, disa protestues bllokojnë qarkullimin

Stuttgarti starton me fitore në Champions

Stuttgarti starton me fitore në Champions

Nesër kufizime të përkohshme për kamionët mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autostradë

“Këndi i debatit”- 09.09.2026

“Këndi i debatit”- 09.09.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën