TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ismaili takon zyrtarë të lartë të BB, diskutojnë për modernizimin e sistemeve të pagesave dhe remitancave

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Ismaili takon zyrtarë të lartë të BB, diskutojnë për modernizimin e sistemeve të pagesave dhe remitancave

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë (BQK), Ahmet Ismaili, është takuar të enjten me Xiaoqing Yu, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore.

Në fokus të diskutimit ishte bashkëpunimi dhe zhvillimet e fundit në avancimin e sistemit të pagesave si pjesë e projekteve të përbashkëta ndërmjet BB-së dhe BQK-së për Modernizimin e Sistemeve të Pagesave dhe Remitancave.

“Diskutimi u përqendrua kryesisht në temat si përmbyllja e kornizës rregullatore dhe nxitja e zhvillimit të infrastrukturës së sistemit të pagesave për të lehtësuar pagesat e shpejta vendore dhe ndërkufitare. Për më tepër, diskutimet specifike ishin rreth përgatitjeve për aplikimin e BQK-së për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe potencialit për avancime drejt integrimit me Sistemin Target të Pagesave të Shpejta e (TIPS) të Euro-Sistemit”, thuhet në njoftim.

Guvernatori Ismaili falënderoi ekipin e BB-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj BQK-së, ndërsa Zëvendësguvernatori Fusha i informoi ata për përpjekjet dhe përkushtimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në agjendën e modernizimit të sistemeve të pagesave. U konstatua se mbështetja e BB-së për BQK-në do të vazhdojë përmes asistencës teknike dhe përpjekjeve për ngritjen e kapaciteteve drejt objektivave më të larta të integrimeve SEPA dhe TIPS.

Gjithashtu, Guvernatori Ismaili mori pjesë në një aktivitet të Bankës Botërore të titulluar “Zhbllokimi i fuqisë së Pagesave Ndërkufitare”, së bashku me Guvernatoren e Bankës Qendrore të Malit të Zi, Znj. Radoviq, dhe Drejtorin Global të BB-së, Z. Pesme, si dhe pjesëmarrësit e tjerë.

“Gjatë diskutimit, i pari i BQK-së theksoi përkushtimin e Kosovës për arritjen e objektivit të G20-së për uljen e kostove të dërgimit të remitancave. Ai diskutoi përpjekjet e integrimit në SEPA që synojnë standardizimin e kornizave ligjore dhe rregullatore për të ofruar pagesa më të shpejta, më të lehta dhe me kosto më efektive. Zhvillimet e infrastrukturës teknike, duke përfshirë zgjidhjet e shpejta të pagesave, premtojnë rritjen e përfshirjes financiare, efikasitetin e pagesave, formalizimin e ekonomisë dhe integrimin rajonal”, thuhet në komunikatë.

Në përfundim të diskutimeve, Guvernatori Ismaili rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës dhe angazhimin e saj proaktiv në nxitjen e pagesave efikase ndërkufitare, duke marrë parasysh rëndësinë dhe përfitimet për të gjithë ekonominë nga integrimi me sistemet e pagesave të BE.

ShareTweet

Postime të ngjashme

VV thyen rekordin e 2021-tës, arrin afër 450 mijë vota

Procesi i rinumërimit në QNR po avancon, përfundojnë 445 vendvotime

Arrestohet në Klinë një i dyshuar me urdhër-arrest ndërkombëtar për sulm dhe vrasje në tentativë

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Arrestohen dy persona në Prishtinë, u konfiskohen armë zjarri dhe fishekë

Thyhen shtatë vetura në parkingun e një objekti në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari

Sulmohet fizikisht një burrë në Prishtinë, policia në kërkim të të dyshuarit

VV thyen rekordin e 2021-tës, arrin afër 450 mijë vota

Procesi i rinumërimit në QNR po avancon, përfundojnë 445 vendvotime

Arrestohet në Klinë një i dyshuar me urdhër-arrest ndërkombëtar për sulm dhe vrasje në tentativë

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Arrestohen dy persona në Prishtinë, u konfiskohen armë zjarri dhe fishekë

Thyhen shtatë vetura në parkingun e një objekti në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari

Sulmohet fizikisht një burrë në Prishtinë, policia në kërkim të të dyshuarit

I mituri godet me veturë një këmbësor në Pejë, arrestohet

Arrestohet burri në Ferizaj, dyshohet për sulm seksual

Tetë vjet nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliu

Tetë vjet nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliu

Rama publikon letrën e presidentit amerikan, Trump: Ftoj Shqipërinë si shtet themelues në Bordin e Paqes

Rama publikon letrën e presidentit amerikan, Trump: Ftoj Shqipërinë si shtet themelues në Bordin e Paqes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën