TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Për 14 vjet, 57 gra të vrara në Kosovë

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Për 14 vjet, 57 gra të vrara në Kosovë

Vrasja e Gjyljetës nga burri i saj, ka çuar në 57 numrin e grave të vrara në vetëm 14 vjetet e fundit në Kosovë. Njohësit e çështjeve juridike, thonë se kjo duhet të jetë alarm për autoritetet e vendit, pasi që dënimet nuk po e arrijnë qëllimin. Dështim institucional mbrojtjen e jetës së grave të rrezikuara nga dhuna, po e quajnë edhe në Qendrën për Informim, Kritike dhe Aksion.

Edhe një herë, Kosova u trondit të martën.

Gjyljeta Ukella, përfundoi e vrarë në banesën e saj.

Nëna e tre fëmijëve, dyshohet se u vra nga burri i saj.

Por, për organet e rendit, Edmond Lajqi, nuk ishte person i panjohur.

“Sipas informacioneve të policisë, dalin se të dy rastet kanë të kaluar të dhunës në familje, ku të dy bashkëhsortët janë raportuar për dhunë në familje dhe të dy janë recidivistë të dhunës në familje. Është shumë situatë e dhimbshme vec e tregon, krejt kohën”, tha Medinë Dauti nga Organizata QIKA.

Medinë Dauti nga Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion, thotë se autoritetet në vend, po dështojnë në mbrojtjen e jetëve të grave.

“Përderisa ti je tu bo kampanja kundër dhunës në familje, ndërsa nuk janë duke funksionuar programet rehabilituese të dhunuesve, atëherë dështimi është sistematik. Nëse gjykata është duke e dënuar një person me burg edhe ai person shkon në burg, e pastaj del prej burgu dhe e perserit vepren penale, kjo i bie që ka dështuar ministria e Drejtësisë”, u shpreh Dauti.

Se dënimet nuk po e arrijnë qëllimin, e thotë edhe njohësi i çështjeve të drejtësisë, Yll Zekaj.

Sipas tij, këto raste duhet të jenë alarm për institucionet e vendit.

“Fatkeqesisht deri me tani, qëllimi i dënimit nuk po arrihet, ku njëri prej qëllimeve të dënimit është edhe parandalimi i kryesve, përkatësisht i shoqërisë për të kryer vepra të ngjashme apo të njëjta. Për çdo rast, po shihet që kryesit nuk e kanë pasur këtë si veprën e parë penale këtë që po ndodh, por një seri të veprave të mëhershme, pra janë recidivist të veprave penale”, tha avokati, Yll Zekaj.

Ndryshe, në 14 vjetet e fundit, në Kosovë janë vrarë 57 gra.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Dy të plagosurat në Podujevë në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të asistuar

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e reshje shiu gjatë javës

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Dy të plagosurat në Podujevë në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të asistuar

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e reshje shiu gjatë javës

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

30-vjeçarja dyshohet se vrau të fejuarin në Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën