TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Armenia dhe Azerbajxhani përballen në GJND

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Armenia dhe Azerbajxhani përballen në GJND

Azerbajxhani dhe Armenia do të përballen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), lidhur me akuza për “spastrim etnik”, përderisa tensionet ushtarake po rriten mes dy armiqve historikë.

Avokatët e të dyja shteteve për dy javë do të angazhohen në interpretime të ligjit ndërkombëtar në GJND.

Ndërkaq, të dyja shtetet kanë këmbyer akuza më herët gjatë këtij muaji për hapje të zjarrit në kufi, duke zbehur shpresat për një paqe të qëndrueshme pas dekadash të luftimeve sporadike.

Beteja ligjore në GJND daton që nga shtatori i vitit 2021, kur të dyja palët paditën njëra-tjetrën.

Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëri-tjetrin për “spastrim etnik” dhe shkelje të Konventës Ndërkombëtare për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor.

GJND-ja, që vendos për mosmarrëveshjet mes shteteve, lëshoi urdhra urgjent në dhjetor të vitit 2021, duke u bërë thirrje palëve që të parandalojnë promovimin dhe nxitjen e urrejtjes racore.

Përderisa urdhrat e GJND-së janë obligues, gjykata nuk ka mekanizëm që të zbatojë ato dhe tensionet mes palëve u rritën duke kulmuar me ofensivën e Azerbajxhanit në shtatorin e vitit të kaluar në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.

Bakuja mori kontrollin e Karabakut pas ofensivës, duke bërë që popullsia etnike armene e rajonit – më shumë se 100.000 persona – të largohej për në Armeni.

Disa javë më pas, Armenia iu drejtua GJND-së duke i bërë thirrje që të urdhërojë Azerbajxhanin që të tërheqë trupat nga Karabaku dhe të lejojë refugjatët armenë të kthehen në shtëpitë e tyre.

Në nëntor, GJND-ja urdhëroi Azerbajxhanin që të lejojë këdo që dëshiron të kthehet në Karabak, të mund ta bëjë këtë “në një mënyrë të sigurt dhe të papenguar”.

Seancat dëgjimore për këtë mosmarrëveshje nisin më 15 prill dhe do të zgjasin deri më 26 prill. Në këto seanca do të trajtohen mospajtimet e ngritura nga të dyja palët në rastet origjinale të ngritura në shtator të vitit 2021.

Dy ish-republikat sovjetike kanë zhvilluar dy luftëra për kontrollin e Karabakut – e fundit më 2020 dhe e para në vitet ’90 – që kanë lënë të vrarë mijëra persona në të dyja palët dhe kanë detyruar qindra mijëra të tjerë që të zhvendosen.

Konflikti po ashtu ka prishur raportet mes Rusisë dhe Armenisë, pasi Jerevani ka thënë se Moska nuk ka bërë mjaftueshëm që ta ndihmojë atë kur Azerbajxhani zhvilloi ofensivën në shtator.

Në shkurt, Armenia zyrtarisht iu bashkua GJND-së, pavarësisht paralajmërimeve nga Moska që të mos e bëjë një gjë të tillë.

Jerevani tani është i obliguar që ta arrestojë presidentin rus, Vladimir Putin, nëse ai shkel në territorin armen, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në marsin e vitit të kaluar. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Senati amerikan miraton marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

Senati amerikan miraton marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

Sarkozy do të lirohet nga burgu nën mbikëqyrje gjyqësore

Sarkozy do të lirohet nga burgu nën mbikëqyrje gjyqësore

Drejtori i BBC-së jep dorëheqje nën akuzat për paragjykim në raportim

Drejtori i BBC-së jep dorëheqje nën akuzat për paragjykim në raportim

Britania e Madhe do të hetojë ligjshmërinë e blerjeve të avionëve rusë

Britania e Madhe do të hetojë ligjshmërinë e blerjeve të avionëve rusë

Christopher Hill, dëshmitari i radhës i Thaçit e nis dëshminë në Hagë

Christopher Hill, dëshmitari i radhës i Thaçit e nis dëshminë në Hagë

Tre të lënduar pas aksidentit në Dollc të Klinës

Tre të lënduar pas aksidentit në Dollc të Klinës

Pas fitores në balotazh, Rama rinis punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Pas fitores në balotazh, Rama rinis punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

A do të ketë balotazh në Vushtrri? – PDK dhe VV në garë me njëra-tjetrën

KQZ nis verifikimin e votave për kryetar në balotazhin e 18 komunave

Senati amerikan miraton marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

Senati amerikan miraton marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

Aksident i rëndë mes dy veturave në rrugën Pejë-Prishtinë

Aksident i rëndë mes dy veturave në rrugën Pejë-Prishtinë

Sarkozy do të lirohet nga burgu nën mbikëqyrje gjyqësore

Sarkozy do të lirohet nga burgu nën mbikëqyrje gjyqësore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën